Vetëvendosje ‘pushton’ bordet, rehatohet në punë edhe ish-kandidatja për asamble
Komisioni i udhëhequr nga asamblisti i VV-së, Izet Tahiri, e ka futur në listën e të pranuarve si anëtare në Bord të “Omni-Sport” një bashkëpartiake.
Fikrije Rama, që në zgjedhjet e kaluara lokale garonte për asamble komunale me numër 30, tani ka pasur më shumë fat.
Ndonëse siguroi pak vota duke iu pamundësuar futja në Kuvend Komunal, ajo u rehatua në bordin e Ndërmarrjes Publike “Qendra Multifunksionale”.
Kështu, me këtë emër, VV-ja po vazhdon të pushtojë të gjitha bordet e ndërmarrjeve publike në Mitrovicë, ani pse në diskursin e kësaj partie ka zënë vend të madh kritika kundër politizimit të bordeve.
Ndryshe, vlen të theksohet se kryetari i Komisionit, Izet Tahiri, në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal u tregua mjaft i ashpër më bashkëpartiakët, më këtë nënshkrim ai është futur në vallen e njëjtë.