Komiku amerikan, Conan O’Brien, në emisionin e tij e ka përmendur rastin e vetëvrasjes së Slobodan Praljak dhe nga e gjithë kjo situatë ka bërë një skeç për shoun e tij televiziv.
“Ish-gjenerali kroat, një person i keq që ishte dënuar për krime lufte, e ka gëlltitur helmin gjatë kohës së gjykimit në Hagë”.
“Ai vendosi më mirë të vetëvritej sesa ta vuante dënimin me burg. Kjo ishte mënyra e tij për t’iu shmangur situatës”, ka deklaruar O’Brien.
Nga ana tjetër, kameramani i tij ka ndërhyrë duke shtuar se diçka e tillë nuk është aq e çuditshme.
Kameramani Tony se në ndonjë moment të gjithë “kemi pirë helm” për të dalë nga situatat e caktuara.
“Truku është që të kesh helmin e duhur, ndërsa zgjedhja ime është ‘Mendelson’s Cyanide Sips’ (gëlltit cianidin)”.
“Ai më mbyt sa herë që kam nevojë”, ka thënë Tony.
Më pas, ai e ka risjellë skenën e vetëvrasjes duke e pirë përmbajtjen në shishen që e kishte.
Natyrisht, e gjitha ishte pjesë e spektaklit televiziv për emisionin e Conan O’Brien. /Telegrafi/