Veton Elshani deklaroi 9 banesa e 1 milionë euro, IPK e hetoi për mashtrim me statusin e invalidit
Veton Elshani është shndërruar në instrument politik të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Se Policia e Kosovës është instrumentalizuar e ka thënë publikisht edhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.
Veton Elshani ishte hetuar nga IPK dhe ishte nën hetime nga prokuroria e shtetit për mashtrim me statusin e invalidit të luftës.
Avokati i Popullit e kishte pranuar ankesën e zyrtarit policor Veton Elshani dhe 175 zyrtarëve të tjerë për Inspektoratin Policor me pretendimet për cenimet e të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut, të cilët janë përfitues të beneficionit financiar “Inavlid të Luftës së UÇK-së”.
Avokati i Popullit ka vendosur të përfundoj hetimet për këtë çështje, duke konstatuar shkelje të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut në lidhje me çështjen e Veton Elshanit dhe 175 të tjerëve.
Veton Elshani kishte deklaruar se familja e tij ka pasuri mbi 1 milion euro.
Si pasuri të paluajtshme të familjes ku hujnë babai dhe vëllezërit, Elshani ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion 9 banesa prej të cilave një e ka të trashëguar.
Vlera e banesave sipas deklarimit në Antikorrupsion është 404 mijë e 100 euro.
Ai ka deklaruar mbi 17 hektar tokë, 2 hektar prej tyre si të trashëguar në vlerë totale prej 435 mijë eurove.
Tw përbashkët Elshani e ka deklaruar edhe një pllac në vlerë prej 45 mijë eurove, dy shtëpi në vlerë 120 mijë eurove por njërën të trashëguar, një parcelë me hapësirë prej 2 ari e në vlerë 4 mijë euro, një dyqan me 187 metra katrorë në vlerë prej 111 mijë e 112 euro, një hapësirë toke, zyre dhe depo në 12.36 ari në vlerë prej 136 mijë eurove dhe zyrat e Administratës së Erozionit në hapësirë prej 332 metrave katrorë e në vlerë prej 100 mijë euro.
Elshani ka deklaruar në Antikorrupsion në vitin e kaluar një Mersedes 320 E në vlerë të 24 mijë eurove, një tjetër Mersedes CDI 280 në vlerë prej 54 mijë eurove, një veturë Audi A6 në vlerë prej 10 mijë eurove, një Kamion në vlerë 12 mijë euro, një Autovinç në vlerë 54 mijë euro, një Mitcubishi në vlerë 8 mijë euro, dy vetura Vw T4 në vlerë secila nga 4 mijë e 500 euro, një Mersedes Kamionetë me vlerësim prej 4 mijë eurove, një Traktor TAF 42 në vlerë prej 8 mijë eurove dhe Mjete përcjellëse të punës në vlerë prej 5 mijë eurove.
E gjitha kjo pasuri e luajtshme e tij arinë vlerën e 188 mijë eurove.
https://zeri.info/kronika/252501/pasuria-e-veton-elshanit-eprorit-te-ri-te-policise-ne-peje/?fbclid=IwY2xjawFOPwpleHRuA2FlbQIxMQABHX9N9uA8FVeM5QvH3lLDyYxBEtn0tVRqL9DP-6R44Fah4ZZAoO1mmyyW9w_aem_AEiuMPLULNkIblGdi3d9Ew