Një video që qarkullon që sa kohë në internet e siguruar nga Associated Press shihet vendi se ku ishte plagosur Sami Lushtaku më 27 prill 1998 afër fshatit Krushë e Madhe.
Në këtë video mund të shihni vendin ku është plagosur Sami Lushtaku në aksion kundër forcave serbe. Kjo ngjarje ka ndodhur më 27 prill 1998 afër fshatit Krushë e Madhe. Pjestarët e UCK-së janë nisur prej Fshatit Likoc për furnizim me armatim për në Shqipëri.
Në BMW kanë qenë Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Ilaz Kodra (dëshmor) dhe Hoxha nga Fshati Jashanicë. Gjithashtu në kamion dhe në veturën tjetër kanë qenë ushtarë të UCK-së të cilët kanë rënë në një pritë nga forcat çetnike serbe dhe gjatë luftimeve është plagosur Sami Lushtaku në këmbë, Hoxha në dorë dhe Ilazi është gërvishur në ballë.