Simboli i Rezistencës Kombetare – baca Adem Demaçi në njërën nga intervistat e para pas luftës, në emisionin “Pa Rrotlla” ka treguar se si ishte inkuadruar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka thënë se “më ka thirrur në telefon Kadri Veseli dhe më ka thënë; eja bac se po na duhesh, pa ty s’po bën”. Video:
Adem Demaçi u lind, zyrtarisht, më 26 shkurt 1936, kurse, si mësojmë nga romani “Libër për Vet Mohimin”, që ka pjesërisht edhe karakter autobiografik, u lind, në të vërtetë, në kosimet e dyta, dikund në korrik. Që nga lindja, me sa shihet, si çdo njeri të madh, do ta ndjekin vazhdimisht skajet e tipit shkurt-korrik. Se, derisa për njërën palë (Shqiptarët) do të jetë engjëlli mbrojtës i çështjes shqiptare, për palën tjetër (Serbët) do jetë satanai.
VIDEO: