Epilogu

VIDEO: Koha kur Gërvalla e kriminalizonte me deklarata edhe Drenicën e Dukagjinin

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, njihet për deklaratat e saj skandaloze në raport me UÇK-në dhe krerët e saj.

Së fundmi, ajo e ka nisur një betejë përplasjesh edhe me Bashkimin Evropian. Por, sa ishte pjesë e opozitës, Gërvalla vazhdimisht ishte thirrur në vlerat e Bashkimit Evropian, shkruan Demokracia.com.

Madje, në vitin 2016, ajo kishte përdorur edhe shpifjet e Dick Martyt për ta sulmuar Thaçin, pavarësisht se tani në Gjykatën Speciale nuk ka asnjë akuzë për trafikim të organeve.

Por, në një videointervistë të saj të vitit 2015, Donika Gërvalla në cilësinë e Kryetares së LDK-së në Gjermani e kishte kriminalizuar edhe Drenicën e Dukagjinin.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare kam pasë ofertë nga Isa Mustafa që me vendim të kryesisë të hyj në listën e kandidatëve për deputetë. Unë jam menduar gjatë, nuk e kam refuzuar kërkesën, jam menduar gjatë a bën a nuk bën, dhe unë e kam vënë një kusht, kam thënë unë hyj në listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së, vetëm nëse LDK-ja para zgjedhjeve tregon vendosmëri dhe deklaron qartë që nuk do të bëj koalicion me asnjërin krah të krimit, as Dukagjinin e as Drenicën“, kishte thënë Gërvalla në këtë intervistë në Rrokum Roll. /Demokracia.com/

Dëgjojeni videon nga minuta 33.

https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=948433468529766

Exit mobile version