Një portal lokal “Mitrovica Raporton” ka publikuar një video ekskluzive ku shihen njerëzit e Kryetarit të Mitrovicës z. Agim Bahtiri duke i sulmuar aktivistët e Vetëvendosjes në lagjën Tjegullore.
Naim Sejdiu, ka treguar se ka qenë në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në mbrëmjen e kësaj së premte ku pati një incident e për të cilin Agim Bahtiri akuzoi PDK-në.
Sejdiu për Klankosova.tv ka thënë se nuk i përket asnjë partie politike, por që ka shkuar aty për të dëgjuar ofertën e Bahtirit për zgjedhje.
“Arianit Sejdiun i cili kandidon për asamble me Lëvizjen Vetëvendosje e kam familjar dhe kemi shkuar aty për ta dëgjuar programin. Kemi qenë të ftuar në këtë tubim si banorë të lagjes dhe kam shkuar”.
“Pasi e ka mbaruar fjalën Agim Bahtiri i kam thënë se po dua t’i bëj një pyetje, por nuk më la lejuar duke m’u përgjigjur me “Natën e mirë”. I kam thënë se “vetë na ke ftuar dhe ne po duam ta dimë se çfarë do të bësh”, ai përsëri ma ka kthyer me “Natën e mirë”. I kam thënë se “nuk po vepron mirë” dhe kemi dalë pastaj”, është shprehur Sejdiu përmes telefonit”.
VIDEO E RRAHJES: