fbpx
Lajme

KUMANOVA: Me fytyrë të mbuluar: Një ditë para ngjarjes, e kuptuam tradhtinë dhe u larguam

Një person me zë të ndryshuar nga media e cila e intervistoi dhe me pamje të mbuluar, kishte treguar detaje shumë interesante për ngjarjet e Kumanovës. Ai fillimisht tregoi se ishte pjesë e Grupit “Shtegtarët e lirisë” dhe pas fillimit të luftimeve në Kumanovë ai me grupin e tij i kishin shkuar në ndihmë grupit.

Ai tregoi në një intervistë për “Drejtësia në Kosovë” se “aty ishin disa grupe, momentin që është thirrë grupi jonë, momentin që u kuptu tradhtia, kemi marrë informim nga njerëzit tanë, se aty po kurdiset një tradhti, dhe me datën 8 maj na ka ardhur lajmi që ne duhet të largohemi nga aty, ne jemi larguar dy ka dy, tre ka tre, etj (një ditë para fillimit të përleshjeve të datës 9 maj 2015).

Ai poashtu ka treguar se me datën 9 maj kanë hyrë përsëri në luftime për t’iu ndihmuar në ora 20:30. Ai tregoi se pas deportimit në zonë, tre policë janë vrarë dhe 7 të tjerë janë plagosur. Ai tregoi se ata kanë qëndruar deri në ora 21:30 ose 22:00 dhe pastaj me ndihmën e disa bashkëpunëtorëve kanë arritur të largohen.

Ai më tutje tregoi se arsyeja e dorëzimit është edhe shpëtimi i popullit sepse mund të vriteshin civilët.

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=tPsyPqQHoUg

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close