Epilogu

VIDEO: Rugova i përmend Pavarësinë Millosheviqit në mes të Beogradit

Adnan Merovci, bashkëpunëtori i ngushtë i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, ka paraqitur fakte interesante të Rugovës, të vitit 1998.

Përmes një shkrimi në Facebook, të cilit ia ka bashkangjitur një video-incizim, Merovci, ka treguar për paraqitjen publike të Rugovës, në Beograd, ku ka thënë se ishin të pranishëm rreth 100 gazetarë.

Merovci ka treguar se takimi ishte iniciuar dhe organizuar nga Ambasada Amerikane në Beograd dhe me kërkesë të Ambasadorit HOLLBRUK drejtuar delegacionit të Kosovës.

“Veç fakte! Kujtesë institucionale! Pavarësi për Kosovën në mes të Beogradit (1998)! Në mes të Beogradit në një paraqitje publike për media ku ishin të pranishëm rreth 100 gazetarë pas takimit të inicuar dhe organizuar nga Ambasada Amerikane në Beograd dhe me kërkesë të Ambasadorit HOLLBRUK drejtuar delegacionit të Kosovës të prirë nga Presidenti RUGOVA, i shoqëruar nga: Fehmi AGANI, Mahmut Bakalli, Pajazit Nushi dhe Veton Surroi”, ka shkruar ai.

Më tej ka paraqitur deklaratën e Rugovës për pavarësi.

“Ky ishte hapi i parë i zgjedhjes së çështjes së Kosovës në bazë të vullnetit politik të popullit për pavarësi”! Video nga arkivi im: Beograd, 15 maj 1998”, ka shkruar Mervoci./Telegrafi/ https://www.facebook.com/100001004785957/videos/2761932353850230/ VIDEO

Exit mobile version