Epilogu

Videoja se si Dëshmitari X i cili bëri vetëvrasje i nënshtrohet presionit nga Zyrtarët e Hagës

Portali “LajmeShqip” publikon edhe pjesën e dytë të dëshmisë së Agim Zogajt.

Dëshmia Agim Zogajt, në videoincizimin e parë, i është dhënë Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës më 19 janar 2004.

Në videoincizimin e pjesës së dytë shfaqet data 20 janar 2004, ku Agim Zogaj, i njohur si Dëshmitari X, i nënshtrohet presionit nga Zyrtarët e Tribunalit, gjë që e bënë avokatin e Dëshmitarit X t’ua tërheqë vërejtjen dhe t’ua kujtoj atyre se me insistimet e tyre po duan ta marrin përgjigjen që ata dëshirojnë.

Në mesnatën e 27 dhe 28 shtatorit 2011, dëshmitari kryesor në procesin ndaj Fatmir Limajt dhe 9 ish-luftëtarëve tjerë të UÇK-së në rastin e njohur si “Kleçka”, është gjetur i vdekur në një park të Gjermanisë.

Në video shihet edhe Alex Whiting i cili ishte Shef i Hetimeve në Gjykatën Speciale dhe për disa muaj e ka ushtruar funksionin e Kryeprokurorit të Dhomave të Specializuara në Hagë. /Telegrafi/

Videoincizimi i parë që zgjatë 28 minuta e 22 sekonda

2011 nga Koha dhe Drejtësia në Kosovë, fotografi e marrë nga portali telegrafi,

Në një kopje të asaj letre të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”, dëshmitari i njohur si “X” ishte i bindur se EULEX-i e “ka masakruar psikikisht”. Zogaj, që ishte dëshmitari kryesor në rastin Kleçka, në fakt, ka lënë shumë letra të shkruara në të cilat sipas familjarëve ai ka treguar në detaje për gjithçka që i ka ndodhur prej kohës kur kishte dhënë dëshminë e parë në EULEX, e deri në momentin kur kishte vendosur që t`i jepte fund jetës.

“EULEX-i po don që unë me shku në botën tjetër para se me ia nis gjykimi, e masnej ata me sejmenët e vetë me ba qysh të dojnë”, shkruan Zogaj me 15 shtator 2011, trembëdhjetë ditë para se të bënte vetëvrasje.

Një kopje e ditarit që po e mban familja i është dorëzuar policisë gjermane. Gazeta ka parë pjesë të ditarit të tij dhe ka marrë nga familja letrën kryesore, që sipas bashkëshortes së Agimit, Ganimete Zogajt, i ndjeri e kishte lënë amanet që të publikohej, atëherë kur nuk do të ishte më.

Në letër ai akuzon rëndë EULEX-in dhe prokurorin e rastit Kleçka, Mauricio Salustro.

Dëshmitari më i rëndësishëm në rastin ku EULEX-i akuzon nëntë ish pjesëtarë të UÇK-së për krime lufte, shfryn kundër misionit të BE-së. Letra është e nënshkruar nga Agim Zogaj dhe mban datën 29.12.2010.

“Këtë padi po e bëj me shkrim kundra prokurorit italian Mauricio dhe dy agjentëve të sigurimit për mbrojtjen e dëshmitarit, shefi Donalld dhe Hansi nga Gjermania. Donalldi nga Britania. Zotri prokuror, hetues. Ti më bëre jo krim por masakër psikike më tërë fëmijët dhe gruan time”, shkruan Zogaj.

Letra nuk është e shkruar në shqipe letrare, por në të folme individuale.Bashkëshortja e të ndjerit, Ganimete Zogaj, ka rrëfyer për dhe ka marrë përgjegjësinë se letra është e shkruar nga vetë burri i saj. Ajo ka treguar se letrën Agimi e kishte lënë para se të merrej nga EULEX-i në fillim të këtij viti.

Ajo kërkon nga EULEX-i që t’i japë përgjegjësi për bashkëshortin. “Ai u kanë në duar të tyre. EULEX-i duhet mem dhanë përgjegjësi për burrin”, ka thënë Ganimetja.

Zogaj shkruan se si nga EULEX-i është dërguar bashkë me familjen në Maqedoni për tri javë, por e kishin lënë atje tre muaj. I kishin ndërruar pasaportën dhe emrin, duke e emëruar si Azem Bytyqi. “Na latë pa asnjë dokument ku nëse vritna mos me u ditë nga jam”.

Në mënyrë të paqartë, Zogaj përsërit në shkrim përgjegjësit për ato që ai i quan vuajte. “Fëmija i dëshmojnë të vetat që kan vujt. Ket përgjegjsi timen qe me shtyren që unë të ndahem nga jeta ime me ni presion të pa përballueshëm janë këta. Mauricio prokurori, Donalldi. Hansi….. Unë jam dëshmitar i zër rob se unë jam i plagosur me 21.06.2009 në oborr të shtëpisë time unë, e kjo më ka shtyrë që të kontaktojë me EULEX0in”, shkruan X-i.

Në pjesën e dytë të letrës së tij, ai jep datat e njëmbëdhjetë herëve që është marrë në pyetje dhe datat kur ka nënshkruar gjashtë dokumente, që ai pretendon se nuk i janë përkthyer. “Ka munsi me qen edhe data të tjera, por me këto data i kum nënshkrua. Pa mi përkthy fare. I kum dhanë dëshmitë në podrumin e shtëpisë së NN (emri i njohur për redaksinë shkruan Koha Ditore), në Taukbashqe dhe i sëmurë prej plagve. Këto pyetje kan qen jashtë normav ligjore. EULEKSI vet ish mbi ligjin”, përfundon letra.

Bashkëshortja e të ndjerit ka angazhuar një avokat dhe e ka ndërmend që të kërkojë përgjegjësi nga misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovës.

“Gjithçka që di është se EULEX’i e mori djalin tim me forcë në muajin maj këtë vit dhe që atëherë e kam pasur të vështirë të dëgjohem me të”- i ka thënë ai Gazetës Jeta në Kosovë. “Është krim i madh çfarë i ka ndodhur djalit dhe unë e familja e bëjmë EULEX’in përgjegjës për këtë”, kishte deklaruar babai i dëshmitarit X.

Kryefamiljari rrëfen tutje se si më vonë ka kuptuar që djali i tij në fakt nuk është arrestuar, si gjithë bashkëluftëtarët e tij, edhe pse EULEX-i erdhi për ta marrë edhe atë nga shtëpia.

“EULEX-i krejt gabim e ka pasur. Ma ndanë Agimin prej gruas dhe fëmijëve, pa vullnetin e tij. Unë ata i zë përgjegjës për vdekjen e djalit tim”- thotë Idrizi.

Kujtoi se si para një muaji, në dyert e shtëpisë së tij në Lipjan trokiti një nëpunës i EULEX-it me përkthyes. Thotë se ishte rumun, dhe se nuk i pëlqeu që i erdhi në shtëpi, pasi nuk e ka fort në qejf shtetin e tij pasi nuk e njeh Kosovën.

“Erdhën ata dy dhe më pyetën se çka i keni punët dhe nëse isha dëgju me Agimin. Ju tregova se jam përmallu shumë dhe se po mërzitna a është mirë a jo! Ai djali i EULEX-it më tha shkurt se djalin e kam mirë dhe se besa i ka punët dhe vendin shumë më të mirë se unë! Pak nejtën dhe ju thash që t’ia përcjellin të falat se në shpi krejt mirë jena”- rrëfen plaku i cili kishte dyshime për arsyet pse i kishin ardhur këta mysafirë në derë.

/Telegrafi/ https://telegrafi.com/deshmitari-x-i-vetevrare-me-letren-amanet-akuzon-eulex-in/amp/

Exit mobile version