Epilogu

Vizita e burrit të Vjosa Osmanit në Beograd -A ishte në dijeni MPJ për vizitën?

Bashkëshorti i Vjosa Osmanit e cila është tani kryetare e Kuvendit dhe u.d e Presidentit të Kosovës, Prindon Sadriu, kishte bërë një vizitë në Beograd, kryeqytetin e Serbisë.

Vizita e Sadriut në Beograd sipas burimeve ishte realizuar në vitin 2014-të. Nuk dihet se në çfarë cilësie Prindon Sadriu kishte shkuar në Beograd, por ajo që bie në sy janë dy fotografi të Sadriut një para Parlamentit të Serbisë dhe tjetra një selfie e bërë para një treni derisa po kalonte e kishte ngjyra të flamurit të Serbisë.

Nuk dihet nëse kjo vizitë ka qenë e karakterit për punë shtetërore apo vizitë personale e Sadriut.

E nga politikanët e Kosovës pak kush bên vizita në Beograd, pasi raportet Kosovë-Serbi janë të acaruara. /gazetanewborn/

Exit mobile version