Epilogu

Vjedhja në dhomën e dëshmive brenda policisë në vitin 2009, publikohen detajet nga hetimet

Portali ‘’parrotlla.net‘’ka arritur të sigurojë një dokument top sekret ( PPQ 74/12, PPS Nr. nr 153/9, GJPP 110/9) , në të cilin dokumentohet se si Prokurori i EULEX-it, Jonathan Ratel, ka marrë vendim për ndërprerjen e hetimeve , rreth skandalit më të madh që ka ndodhur, atë të vjedhjes së dëshmive në dhomën e Policisë së Kosovës.

Për shkak të rëndësisë së këtij dokumenti, ne si redaksi po e botojmë pa ndërhyrje, vetëm se i kemi disa pyetje publike per Prokurorin e Eulexit, Jonathan Ratel:


Si është e mundur që të ndërpriten hetimet për një rast kaq të rëndë?

Si është e mundur që autoritetet e Eulex-it nuk paskan pasur mundësi të marrin në pyetje një person të burgosur në Maqedoni?

Si është e mundur që në këtë rast si i dyshuar kryesor të paraqitet pjesëtari i policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi?

Si ka mundësi që prokuroria e Eulex-it vazhdimisht e ka penguar rikthimin e rastit Ramadani – Kiqina?

A është edhe ky rast i involvuar direkt në rastin e përmendur?

A i thonë kësaj drejtësi Evropiane?!!!

Lexoni se si ndodhi i gjithë skandali i vjedhjes së dhomës së dëshmive në Policinë e Kosovës:

Në mes të datës 24 dhe 25 prill të vitit 2009 ishte bërë një vjedhje në dhomën e dëshmive të Drejtorisë së Krimit të Organizuar, ku Policia e Kosovës ishte informuar që dhoma e dëshmive të DKKO-së që gjendet në Prishtinë, ishte thyer dhe ishin vjedhur dëshimi kyçe të konfiskuara në hetimet në vazhdim e sipër.

U zbulua se ishin marrë 47 mijë e 627kg heroinë, 3828.50 euro, 520 rupi indiane, 6.500.000 lira turke,5.000 lej rumune, 950 lekë shqiptare dhe një qese e zezë e madhësisë 70×35 cm, me të cilën besohet që janë bartur gjësendet.

Të dyshuar për këtë vepër penale janë gjithsej 13 persona : Naim Dashaj, Gani Haziri, Viktor Hoxha, Artan Jelliqi, Xhevat Lushaku,Florim Maloku, Mujë Makolli, Nysret Mernica, Amin Sejdini, Fadil Syleviqi,Afrim Ymeri dhe Driton Zheiqi.

Njësiti i Hetimeve Speciale të PK-së ,kishin ndërmarrë masa të ndryshme të vëzhgimit për të dyshuarit, ku hetimi ishte zgjeruar për të pandehurit (Xhevat Lushtakun,Gani Haziri, Amin Sejdini, Muje Makolli, Artan Jelliqi, Naim Dashaj dhe Nysret Mernica)

Hetimet nga Policia e Kosovës ishin zgjeruar për të përfshirë Princ Dobroshin dhe Afrim Ymerin, poashtu policia treguan për një lidhje në mes Artan Jelliqit, një i pandehur nën hetime dhe Afrim Ymerit. Nga këto përgjime u zbuluan bisedimet që kanë ndodhur për artikujt e vjedhur.

Policia besonte se Artan Jelliqi, Nusret Mernica dhe Princ Dobroshi po diskutonin çështjet e ndërlidhura me drogat dhe transportimin e mundshëm për Pragë.

Më 16 korriik të vitit 2009, hetimet u zgjeruan kundër Florim Malokut dhe Driton Zheiqit, gjatë një bisede të datës 10 qershor 2009, meqë i dyshuari Artan Jelliqi i kishte raportuar të dyshuarit Princ Dobroshi që ‘të tjerët nga Prishtina e kanë thirrur atë për Flokin’.

Përgjimet e tjera telefonike të Artan Jelliqit kishin regjistruar një bisedë në mes tij dhe Florim Malokut,ku në atë mesazh të pranuar nga i dyshuari Artan Jelliqi më 15 qershor 2009 thuhet “ ma dërgo një numër ku mund të thërras…Floki’’.

Regjistrimi i bisedave telefonike të numrit të telefonit të Florim Malokut, ka treguar se ai ishte vazhdimisht në kontakt gjatë prillit, para dhe pas vjedhjes nga dhoma e dëshmive,pas kërkimit nga Florim Maloku për Driton Zheiqin që ta fike telefonin, të dy telefonat ishin të fikur gjatë gjithë kohës.

Përveç që ishte i dyshuar për këtë rast Florim Maloku , poashtu ai ishte i dyshuar edhe për një rast tjetër për grabitje të armatosur të kryer në Maqedoni, më 10 prill të vitit 2009.

Policia e Kosovës kishin përgjuar disa mesazhe tekstuale(SMS) të shkëmbyera në mes “Flokit” si Florim Maloku dhe Fadil Syleviqit, të cilat tregojne se në mes të 3 shkurtit dhe 26 prillit 2009, këta dy kishin shkëmbyer rreth 40 mesazhe tekstuale, poashtu , ka pasur edhe qarkullime të bisedave të shumta ndërmjet dy të dyshuarve.

Fadil Syleviqi ishte oficer në Policinë e Kosovës, i emëruar në Njësinë e Inteligjencës kundër Terrorizmit .

Një kërkesë për vazhdim të hetimit ishte dorëzuar për Florim Malokun dhe Driton Zheiqin me 13 janar 2010, derisa ishte duke marrë vendimin për vazhdimin e hetimit kundër këtyre dy të pandehurve. Gjykatësi i procedurës paraprake të Prishtinës , kishte vendosur më 15 janar 2010 për rregullimin dhe vazhdimin e hetimit për të gjithë të 13-të të pandehurit , deri më 27 korrik 2010.

Në vendimin etij të datës 15 janar 2010, Gjykatësi i procedurës paraprake i Prishtinës ,kishte vendosur që kërkesa tjetër për vazhdim duhej të paraqitej në Gjykatën Supreme të Kosovës, prandaj kërkesa për vazhdimin e hetimit për 13-të të pandehurit ishte dorëzuar në Gjykatën Supreme të Kosovës më 14 korrik 2010.

Më 19 korrik 2010, Gjykata Supreme e Kosovës kishte vendosur hetimin deri më 27 janar 2011.

Njësiti për Krim të Organizuar i Policisë së EULEX-it, beson se vjedhja e dhomës së dëshmive në DDKO ,ishte e planifikuar dhe e organizuar nga katër të pandehurit: Fadil Syleviqi,Driton Zheiqi, Princ Dobroshi dhe Florim Maloku, ky i fundit besohet se ka luajtur rol të rëndësishëm në vjedhjen gjithashtu edhe të informatave për kryerjen e vjedhjes nga të pandehurit tjerë të përmendur në këtë vendim,pjesëtar të grupit të organizuar kriminal.

Intervista e Florim Malokut do të kishte gjasa të siguronte elemente kyçe për kryerjen e hetimit penal kundër 13 të pandehurve, por kjo intevistë nuk ishte e mundur për arsye se i pandehuri nuk gjendej në Kosovë, ai poashtu ishte i dënuar në Maqedoni në lidhje me rastin e grabitjes së armatosur siç u tha edhe më lartë.

Më 11 shkurt të vitit 2010, Florim Maloku ishte i dënuar nga gjykata e shkallës së parë në Shkup, me 8 vjet burgim në rastin e grabitjes në Maqedoni. Prandaj kjo e kishte penguar përkohësisht kompletimin me sukses të hetimit në këtë rast.

Më 26 tetor të vitit 2010, Prokurori kishte dorëzuar një kërkesë për Ndihmë Ligjore Ndërkombëtare të autoriteteve maqedonase, ku Prokurori kishte kërkuar të bëj intervistimin e të pandehurit Florim Maloku, aktualisht i burgosur në Maqedoni.

Në pritje të përgjigjes nga autoritetet maqedonase në kërkesën për Ndihmë Ligjore Ndërkombëtare, Prokurori nuk mund të vazhdoj me hetimin e suksesshëm kundër të pandehurve, siç është arsyetuar më lartë.

Pezullimi i hetimit është lëshuar në pajtim me nenin 223 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, Prokurori i nënshkruar vendosi të:

‘’Pezulloj hetimin kundër të pandehurve të përmendur më lartë në rastin penal PPS 153/2009, që nga sot 13 dhjetor 2010,’’ kështu njofton Gjykatësin e procedurës paraprake, lidhur me këtë vendim./parrotlla.net/

Exit mobile version