Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj liderit të VV’së, njëherit kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i cili dje e ka fyer Isa Mustafën për shkopin që e përdorë për arsye shëndetësore, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një deklaratë për media, nga LDK parti kanë dënuar gjuhën denigruese dhe përçarëse të Kurtit.
“Përpjekjet e Kurtit për të krijuar përçarje në LDK, janë të kota, sepse partia e parë demokratike në Ballkan, ka përvojën dhe kulturën demokratike për të përballuar situata të tilla. Për dallim nga Vetëvendosje, në LDK vlerësohet dhe respektohet mendimi ndryshe, por në fund vendimet merren me shumicë votash. Kur u duhet për arsye shëndetësore, njerëzit e LDK-së mbahen edhe për shkopi. Por, shkopin nuk e kemi përdorur dhe nuk do ta përdorin asnjëherë për ta goditur dikë apo për t’i gjuajtur institucionet e shtetit dhe as pronën private të askujt. Siç ka bërë dhe po paralajmëron se do të bëjë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti”, shkruhet në komunikatë.