Epilogu

Vjosa Osmani ble këtë vit një parcelë toke në vlerë 100 mijë euro

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu kanë blerë një pronë në vlerë prej 100 mijë eurove gjatë këtij viti, sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion.

AKK ka publikuar sot formularin e deklarimit të pasurisë së Osmanit. Sipas këtij dokumenti, Osmani dhe bashkëshorti i saj kanë pasuri të paluajtshme në vlerë të përgjithshme prej rreth 500 mijë eurove.

Ajo, përpos tjerash, ka deklaruar se në pronësi të veten e ka një banesë e cila nuk është përfunduar ende në vlerë 40 mijë euro, shkruan Gazeta Insajderi.

Kryetarja e Kuvendit ka deklaruar se ka edhe 20 për qind aksione në kompaninë private, First Legal Solutions, Sh.P.K, kapitali i së cilave vlen 200 euro.

Vjosa Osmani ka thënë se kanë një kredi të përbashkët në vlerë 115 mijë e 300 euro dhe një borxh për parcelë në vlerë 10 mijë euro.

Kryetarja e Kuvendi merr nga Kuvendi i Kosovës pagë vjetore 68 mijë e 811 euro dhe 2 mijë e 90 euro meditje dhe pagë vjetore nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” 2 mijë e 763 euro.

Exit mobile version