Epilogu

“Vjosa Osmani e dëmton idenë e lirisë, nuk po e përmend UÇK-në”

Autonomizmi s’e duron UÇK-në, shikojeni presidenten

Shkruan: Dardan Molliqaj:

Vjosa Osmani nuk është në nivelin e detyrës unifikuese të presidentit. Kjo jo vetëm për rolin e saj përçarës politik në të tashmen. Ajo po i rikthen problemet e të shkuarës. Mezi ishte arritur një pajtim tejpartiak që kur flasim për luftën flasim në radhë të parë për UÇK-në. Ajo nuk lë rast pa e shmangur, pa e munguar UÇK-në. Kur UÇK-ja është në akuzë, ajo ka zgjedhur shmangjen, harresën e qëllimshme. Roli i saj revizionist karshi ngjarjes UÇK i shkon fort për shtati liliputëve si Kurti që i flasin tërë jetën historisë, vetëm për t’u bërë vëzhgues i saj në momentin kyq, kur ndalet koha dhe hapet fusha. Asnjë nga njerëzit e UÇK-së nuk udhëheq me vendin sot. Disa janë në Hagë, me gjasë edhe shumë të tjerë do të shkojnë. Tash që ata s’janë pengesë, është historia e UÇK-së pengesë. Vjosa Osmani e dëmton idenë e lirisë kur historinë e luftës e redukton në ideologji viktimizuese, sado dhimbje që kemi për viktimat secili prej nesh. Nëse kësaj shoqërie i takon shteti, është kështu sepse ky popull e deshi lirinë. E deshi lirinë më shumë se jetën. UÇK është dëshmi për këtë. UÇK është provë e vullnetit dhe dijes, prove e subjektit besnik që tejkalon mendësine autonomiste thellë të ngulitur ndër ne. Ndryshe, po e hoqëm UÇK-në, i bie që Kosova u çlirua jo prej vullnetit e ndërgjegjes çlirimtare, por thjesht sepse Millosheviqi e teproi me represion. Kjo është me siguri pasoja, e për bindjen time edhe motivi e qëllimi. Mendja autonomiste ndryshe s’është….

Exit mobile version