Epilogu

Vjosa Osmani: Nuk ka qenie njerëzore më të fortë se nënat

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar se sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera anekënd botës, festohet Dita e Nënës.

Ajo ka thënë se në këtë kohë pandemie në veçanti, por edhe çdo ditë të jetës sonë, gjithsecili prej nesh e kuptojmë se nuk ka qenie njerëzore më të fortë se nënat, njofton Klan Kosova.

“Për mjeket e infermieret që për të shpëtuar jetë po punojnë ditë e natë duke mos i parë fëmijët e tyre për ditë të tëra, për nënat vetushqyese që përkundër sfidave rrisin e edukojnë fëmijë të mrekullueshëm e të suksesshëm, për punëtoret në veprimtaritë esenciale që nuk pushuan as kur të gjithë rrinin në shtëpi, për mësueset që vazhduan mësimin online përderisa kujdeseshin për fëmijët e familjen, për secilën grua që kontribuoi në shërbimin e shujtave për familjet në nevojë, për policet e ushtaret që rrezikojnë jetën e tyre për ne, e për secilën nënë që çdo vështirësi na e kthejnë në lehtësim: faleminderit që ekzistoni. Urime dita e nënës!”.

Exit mobile version