fbpx
Lajme

“Vjosa Osmani paguan mbi 5000 euro çdo muaj kredinë për shtëpinë e saj luksoze”

Kryediplomatja Donika Gërvalla po merret edhe me kreditë e stafit të saj. Dje tregoi se kredia e njërit ishte dyfish më e madhe se paga. Por znj. Gërvalla e ka harruar edhe Presidenten Vjosa Osmani e cila sipas gazetarit Vehbi Kajtazi, bazuar në dokumentet zyrtare ajo paguan deri në 5000 mijë euro kredinë për shtëpinë e saj luksoze që i bie jo njëherë por disa herë më tepër se paga mujore.

Donika Gërvalla ka shkruar se”Gjatë bisedës e kupton që kredia personale që ky person e kishte marrë në bankë ishte gati dyfish më e lartë se rroga e tij dhe ishte paguar në të kaluarën duke llogaritur në mëditje. Ti pyet veten se çfarë nuk shkon me këta njerëz që presin që taksapaguesi jo vetëm të paguajë për fluturime dhe akomodime të kushtueshme dhe të shtrenjta – por edhe për banesat e tyre private”, shkroi ajo në Facebook.

Është diskutuar mjaft shumë për shtëpinë luksoze të znj. Vjosa Osmani. Ajo ka thënë se ka marrë kredi 115 mijë euro me afat kthimi prej dy vjetësh.

Gazetari hulumtues Vehbi Kajtazi ka thënë se bankat nuk lëshojnë kredi të tilla. Sipas tij edhe nëse është e vërtetë i bie që Vjosa Osmani paguan çdo muaj nga 4800 euro pa kamatë, ndërsa me kamatë mbi 5000 euro.

Kryeministri Kurti vazhdimisht i ka kritikuar politikanët të cilët po jetojnë në shtëpi luksoze, gjerësa edhe Vjosa Osmani tanimë e ka blerë një shtëpi të tillë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close