fbpx
Lajme

Vjosa Osmani punoi në UNMIK me Lulzim Bashën dhe Clint Williamson të Gjykatës Speciale

Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Vjosa Osmani, e cila në vitet 2000-2004 kishte nisur karrierën si përkthyese në UNMIK, zbulohet se kishte punuar njëkohësisht dhe në të njëjtin vend me Clint Williamson dhe Lulzim Bashën, në Departamentin e Drejtësisë.

Këtë e dëshmon një regjistër i numrave të telefonave, e-maileve dhe zyrave të Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-ut, të cilin e ka siguruar Periskopi.

Cilin Williamson ishte angazhuar në themelimin e Gjykatës Speciale, e cila do t’i trajtojë akuzat për krime lufte gjatë viteve 1999-2000 të ngritura ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeprokurori Williamson, në korrik të vitit 2014, kishte njoftuar se kishte gjetur prova për ngritjen e akuzave ndaj disa ish drejtuesve të UÇK-së.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ndërkaq, në kohën sa ishte përkthyes në UNMIK, ishte përfolur për mbledhje të dëshmive lidhur me krimet e mundshme të UÇK ndaj popullatës serbe.

Kohë më parë, mediat në Shqipëri, patën shkruar se Basha ishte një prej personave që mund të thirrej si dëshmitar i Gjykatës Speciale.
Ish Shefi i Zyrës së të Zhdukurve, në UNMIK, Jose Pablo Baraybar, në një intervistë për gazetën Le Temps (https://www.letemps.ch/monde/sang-murs-seringues-poubelle), kishte përmendur edhe emrin e Kryetarit të PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha, duke thënë se ai kishte punuar si përkthyes i tij.

Baraybar kishte pohuar se Lulzim Basha kishte punuar për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY).
“Ai ishte me mua… Ai ka pasur dosjen”, kishte thënë Baraybar.
Por, a do të mund të ftohet si dëshmitare e Gjykatës Speciale edhe Vjosa Osmani, njësoj si Lulzim Basha?

Kjo mbetet të shihet.

Vjosa Osmani, e cila kishte punuar në Departamentin e Drejtësisë në UNMIK, sipas CV-ve të saj, të cilat gjenden të publikuara në faqen e Universitetit të Prishtinës, gjithashtu kishte ofruar ndihmë ligjore dhe administrative për gjykatësit dhe prokurorët ndërkombëtarë, si dhe personalisht kishte punuar dhe kishte marrë pjesë në hetime dhe gjykime, përfshirë ato për gjenocid dhe krimet e luftës në Kosovë.

CV-të e Vjosa Osmanit, të cilat dëshmojnë në detaje për punën e saj në UNMIK, mund të lexohen këtu:

https://juridiku.uni-pr.edu/getattachment/Personeli/Personeli-akademik/Mr-sc-Vjosa-Osmani/Vjosa-Osmani_CV_2014.pdf.aspx

https://juridiku.uni-pr.edu/getattachment/Personeli/Personeli-akademik/Mr-sc-Vjosa-Osmani/CV—Vjosa-Osmani.pdf.aspx

Misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK, i ngarkuar me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kishte hetuar në masë të madhe rrëmbimet dhe vrasjet e serbëve, pas luftës në Kosovë.

Në mes të qershorit 1999 dhe dhjetorit 2008, policia dhe prokurorët ndërkombëtarë të UNMIK-ut, që merreshin me hetimin e krimeve sipas së drejtës ndërkombëtare, kishin për detyrë të hetonin në mënyrë të thellë zhdukjen dhe rrëmbimet e dhunshme të serbëve.

EULEX, sipas shifrave zyrtare, ka trashëguar nga UNMIK 1200 raste të krimeve të luftës që pretendohet të jenë kryer nga shqiptarët.

Hetimet e UMIK-ut, siç pohohet, asokohe ishin të fokusuara 90 për qind në krimet e dyshuara të UÇK-së, ndërsa 10 për qind në krimeve e serbëve.

Në kohën kur Vjosa Osmani ishte e angazhuar në UNMIK, menjëherë pas luftës, ishin ngritur aktakuza dhe kryer arrestime ndaj figurave të profileve të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në mesin e tyre ishin Komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, si dhe Komandantët Latif Gashi dhe Daut Haradinaj.

Vjosa Osmani ishte punësuar në UNMIK, në këtë detyrë të ndjeshme, më 17 prill 2000, si 17 vjeçare. /Periskopi/

https://www.letemps.ch/monde/sang-murs-seringues-poubelle?fbclid=IwAR2-s4zmhfjuJglWyo5DHfl-6rTzRaMXw0EaBjg4vqW1FU3FMpl1DDMPRvU

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close