Epilogu

Vjosa Osmani sot “patriote”, por baba i saj ishte shef i seksionit të mbrojtjes popullore në Armatën Popullore të Jugosllavisë

Baba i Vjosa Osmanit, Raif Osmani ka punuar në Mitrovicë deri në vitin 1993 si shef i seksionit të mbrojtjes popullore në Armatën Popullore të Jugosllavisë.

LDK nuk ka bërë paraprakisht verifikimin e pastërtisë së figurës së znj. Osmani dhe të familjarëve të saj, shkruan arbresh.info.

Një figurë e tillë në krye të legjislativit nuk i bënë nderë ligjvënies, duke thelluar kështu pakënaqësitë ndërmjet përfaqësuesve politik të përfaqësuar në Kuvend.

Nuk ka dhënë sqarime Vjosa Osmani rreth pjesëmarrjes së babait të saj në ushtrinë jugosllave, duke pasur parasysh se një pjesë e shqiptarëve kanë vazhduar të punojnë nëpër institucionet e asaj kohe edhe pas përjashtimit të shqiptarëve nga vendet e punës.

Disa shqiptarë kanë vazhduar të punojnë në disa sektorë madje deri në vitin 1999, por kjo nuk është parë me sy të keq as atëkohë dhe as tani.

Pakënaqësi në lidhje me Vjosa Osmanin janë shpërfaqur edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, për shkak të zhvendosjes së fotografisë së presidentit, Hashim Thaçi, duke e zëvendësuar me fotografinë e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova./arbresh.info/

Exit mobile version