Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë në Bruksel, ku ka takuar zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland si dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McCallister.
Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, për diskutimet lidhur me formimin e Qeverisë së re si dhe për prioritetet që pritet t’i kenë institucionet e reja, kanë qenë temat për të cilat është diskutuar.
Postimi i plotë i Osmanit:
“Sot në Bruksel, kisha kënaqësinë të takoja edhe Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland si dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në PE, z.David McCallister, ku diskutuam për rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, për diskutimet lidhur me formimin e Qeverisë së re si dhe për prioritetet që pritet t’i kenë institucionet e reja. ????.”, ka shkruar Osmani.
Derisa, nënkryetarja e LDK-së dhe kandidatja e këtij subjekti politik për kryeministre, Vjosa Osmani, po qëndron në Bruksel, dje në selinë e LDK-së është zhvilluar takimi i pestë i grupeve punuese të LVV dhe LDK-së për arritjen e një marrëveshje për koalicion qeverisës. /Telegrafi/