fbpx
Lajme

Votimi i qeverisë, LDK nuk vendos për datën pa e pranuar vendimin e kushtetueses

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi ka thënë se deputetët do të mblidhen në Kuvend për të votuar qeverinë Hoti, sapo ta kenë vendimin zyrtar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Aktualiasht Gashi ka thënë se janë në proces të konsultimeve me partnerët për bashkëqeverisje.

“Seanca do të mbahet në kohën më të shkurt të mundshme. Pritet të formalizohet sapo ta kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese”,tha Gashi.

Ndërsa theksoi se Vjosa Osmani vazhdon të jetë kryetare e Kuvendit, edhe pas këtij vendimi.

Gashi, tutje tha se kanë diskutuar me kryeparlamentaren, Osmani, pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se Osmani është kryetare e Kuvendit dhe një juriste e përgjegjshme dhe se ajo i respekton vendimet e Kushtetueses.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close