Epilogu

Vrasja e Remzi Hoxhës: Kumbaro dhe Gazidede janë takuar tre herë me Berishën te “Vila 4”

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, ka reaguar pas një interviste të ish-kryeministrit për një gazetë në Kosovë në lidhje me vrasjen e biznesmenit shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha.

Haxhia thotë se Berisha njihet me Ilir Kumbaron dhe së bashku me Bashkim Gazideden janë takuar 3 herë te “Vila 4” kohë që përkon me zhdukjen misterioze të Remzi Hoxhës, trupi i pajetë i të cilit, sipas Izet Haxhisë, u hodh në det.

Ja çfarë shkruan ai (pa redaktime gjuhësore):

Lexova nje pergjigje qe berisha kishte dhene per revisten Bota Sot te kosoves ,ne lidhje me vrasjen shteterore dhe me pas zhdukjen e trupit te te ndjerit Remzi Hoxha.Do deshiroja qe gazetari ta pyeste se: a e njef ,apo a e ka takuar ne fundin e muajt tetor 1995 ish shefin e shikut per Tiranen ,ilir kumbaro .Jam i sigurte se pergjigja e ketij mashtruesi do ishte: se nuk e kam takuar apo nuk e njof kete kriminelin e shikut ,kumbaro.E them kete, sepse edhe pergjigja e tij ndaj pyetjes ne lidhje me Remzi Hoxhen ,ishte pergjigja tipike e nje mashtruesi ne makth ,per ate krim te kobshem ,ku berisha edhe po t’ja heqim akuzen e urdherdhenjes per kete krim ,eshte fajtori per fshehjen e krimit dhe zhdukjen e trupit te pajete te Remzi Hoxhes ,i vrare ne tortura nga xhelatet e shikut te tij.Per kete jam mese i sigurte ,sepse siç e kam thene edhe me pare ,ilir kumbaro se bashku me gazideden ka ardhur te pakten tre here tek Vila 4 ,per te takuar berishen ne ate fund tetori te 1995 ,kohe qe perkon me vrasjen ne tortura te Remzi Hoxhes ,ne bazen e shikut ne Vain te Lezhes.Ky krim i dyfishte shtetror ,njehere vrasja ne tortura dhe pastaj hedhja ne det e trupit te Remzi Hoxhes ,eshte nje krim i kobshem qe e pasuan edhe dhjetra krime te tjera shtetrore ,qe do ta ndjeke berishen deri ne dhenjen hesap para zotit ,sepse siç po shifet , me nder me thane perpara drejtesise tone ,nuk do jap hesap ndonjehere ..

Exit mobile version