Zyrtari i lartë i Nismës, Zafir Berisha, ka kërkuar dorëheqje politike pas vrasje së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së.
Duke rikujtuar sloganin e LV-së sa ishte në opozitë “Dorëheqja nuk mjafton”, ai ka thënë se dikush nga pushtetarët duhet të jep dorëheqje për këtë rast.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se dorëheqje duhet të jenë nga koka e jo nga bishti.
“Dorëheqja nuk mjafton” ishte një nga slloganet e shpeshta të regjimit aktual sa ishte në opozitë! Çka duhet me ndodhën edhe diçka më shumë se vrasja djeshme në Prishtin, që regjimi aktual në Kosovë me kuptu se ka dështuar dhe dikush nga ata, të jepën dorheqje për paaftësi në menagjim…? Derheqje nga koka, jo nga bishti Albin o!”, ka shkruar Berisha.