Vrau 377 shqiptarë në Mejë të Gjakovës, por Gjykata Speciale i kërkoi bashkëpunim kundër Thaçit e Veselit

Ndonëse zgjohen çdo ditë me ankth e duke pritur lajme për fatin e me të dashurëve të tyre, tash e mbi dy dekada, deri më tani nuk është dhënë asnjë informacion për të zhdukurit e Gjakovës.
Përkundër saj, ish-komandanti i Policisë në Gjakovë, gjatë kohës së Slobodan Millosheviçit, Milan Stanojeviq del se është bashkëpunëtor i ngushtë i Gjykatës Speciale, ani pse është përgjegjës për masakrën e 377 shqiptarëve në Mejë të Gjakovës.
Ish-komandanti, Milan Stanojeviq, po bashkëpunon me Gjykatën Speciale, për të siguruar dëshmi kundër ish-ushtarëve të UÇK-së.
Bashkëpunimin e Stanojeviqit me Specialen e ka siguruar përmes një dokumenti, Gazet NewBorn.
Gjykata Speciale, respektivisht prokurori Kwai Hong Ip i kishte kërkuar prokurorit serb, Vlladimir Vukqeviq, që komandanti i policisë serbe në Gjakovë, Milan Stanojeviq të dërgojë në Gjykatën Speciale, dokumente dhe informacione kundër UÇK-së e të cilat do të përdoreshin kundër Thaçit e Veselit.
“Të ofrojë informata për strukturën e UÇK-së në Gjakovë”, i thotë për Milan Stanojeviqin, prokurori i Speciales – prokurorit serb.

