fbpx
Lajme

VV-ja vazhdon nepotizimin, “privatizon” ndërmarrjet publike, ia mësyen KEK-ut

Qeveria e Kosovës duket se ia ka mësyrë ta kap KEK-un. Së paku kështu tregojnë veprimet e fundit në këtë Ndërmarrje Publike.

Avazi i vjetër politik për mbushjen e bordeve të ndërmarrjeve publike me militantë politik është duke vazhduar nga qeveria Kurti.

Ndonëse kishin premtuar se në institucione nuk do të ketë nepotizëm, një gjë e tillë nuk po ndodh, shkruan Gazeta Infokus.

ë fundmi Gazeta Infokus ka mësuar se drejtori i bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Arbnor Pula është i lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje, të udhëhequr nga Albin Kurti. Madje ka filluar të përmbushë misionin e partisë për avancimin e militantëve të saj në këtë ndërmarrje.

Pula në vitin 2014 ishte kandidat për deputet në Aleancën Kosova e Re. Por ai i ishte bashkuar Mimoza Kusarit në Lëvizjen Vetëvendosje.

Kështu, drejtori i bordit të KEK-ut në zgjedhjet e fundit kishte bërë fushatë për partin e Albin Kurtit.

E një gjë të tillë nuk kishte hezituar ta bëjë edhe në rrjetin social në facebook.


Ndërkaq Vetëvendosje është kujdesur që edhe partneren e tij në biznes, Nora Tafarshikun ta rahatoi në një ndërmarrje tjetër publike.

Tafarshiku është emëruar kryesuese e bordit të KRU Prishtina ndërsa me Arbnor Pulën janë “ortak” në kompaninë “AsDGroup Sh.p.k”.

Këtë kompani në bazë të certifikatës në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve e udhëheqin Nora Tafarshiku, Arbnor Pula, Shar Kurtishi.

Më poshtë gjeni certifikatën e biznesit të drejtorit të KEK-UT, Arbnor Pulës.

Por ky nuk është i vetmi përkrahës i Vetëvendosjes që duket se ia ka parë hajrin ardhjes së kësaj partie në pushtet.

Lexo edhe: Vazhdon si PDK-ja…Një familje e lidhur me VV-në avancohet në ndërmarrje publike nga Qeveria Kurti

Gazeta Infokus ka raportuar gjatë ditës së Milot Podvorica ish-këshilltar i ministrit Vitia, militant i flaktë i lëvizjes Vetëvendosje, duket se ka ndikuar që të rehatoi babain e tij, Rexhep Podvoricën, në bordin e ndërmarrjes publike te Ibër Lepencit. Ndërkaq, vet Miloti është avancuar në pozitën e drejtorit të zyrës ligjore në KEK. /Gazeta Infokus/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close