fbpx
Lajme

“VV lëshon rrënjë edhe tek specializantët”, dy fëmijë të një specialisti në Pejë pranohen në konkurs

Dy fëmijë të një specialisti në Spitalin e Pejës janë pranuar në konkursin për specializime.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar dje rezultatet e konkursit për shkollim specialistik, shkruan Gazeta Shneta.

Në këtë konkurs janë ndarë 359 specializime për lëmi klinike, Mjekësi familjare dhe për nevoja të institucioneve shëndetësore private.

Pas publikimit të rezultateve ka filluar edhe ngritja e pakënaqësive të kandidatëve të cilët në kushte anonimiteti kanë adresuar disa çështje tek Gazeta Shneta.

Një nga to është dhënia e specializimeve për dy fëmijët e një specialisti në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Redaksia e Gazetës i posedon emrat e fëmijëve dhe prindit, i cili do t’ua mësojë një pjesë të planprogramit fëmijëve të tij.

Poashtu redaksia e Gazetës është duke shqyrtuar edhe paknëqësi të tjera në lidhje me këtë konkurs. /Gazeta Shneta/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close