Vetëvendosje kishte mbetur pa kandidat për kryetar të Skenderajt. Hysen Mehani, të cilin e emëroi dega e këtij subjekti atje, ishte tërhequr nga gara dhe kishte konfirmuar mbështetjen për kryetarin aktual të Skenderajt, njëherit deri dje ish-kundërkandidatin e tij, Bekim Jashari.
Nënkryetar dhe bartës i listës së Bekim Jasharit ishte Nuredin Lushtaku.
Pas kësaj kishte reaguar Sami Lushtaku. Kjo s`po e tremb fare rivalin e tyre nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku. Ky në një prononcim për “Front Online” i paralajmëroi të dy se do t`i mposht, madje goxha bindshëm në garën zgjedhore për Skenderajn.
“Ne jemi në garë. Frikë nuk kam as nuk kam pasë kurrë. PDK-ja është e fortë në Drenicë. Besojmë fuqishëm që i kemi 70 % të votave. Po presim fitore”, kishte theksuar Lushtaku.
Dje, dyshohet se Nuredin Lushtaku bashkë me familjarët e tij kanë sulmuar dy policë të Kosovës në Skënderaj. Deri më tani Lëvizja Vetëvendosje dhe Bekim Jashari nuk kanë reaguar për incidentin e ditës së djeshme.