Lajme
VV sot votoi kundër Projektligit për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve Medicinale
Shkruan: Floretë Zejnullahu
Vetëvendosje sot votoj kundër Projektligit për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve Medicinale.
Ky ligj do të mundësonte qytetarëve të blejnë barna me çmime të njejta në të gjitha barnatoret.
Por me votën kundër nga Vetëvendosje qytetarët e Kosovës do të vazhdojnë të paguajnë barna me çmime abuzive.
Kosova ka blerë mbi 6 milionë euro më shtrenjtë barna spitalore brenda vitit. Qytetarët tanë kanë shpenzuar rreth 10 milionë euro më shumë për blerje të barnave në vit.
Vetëvendosje nuk janë të interesuar që përgjithmonë të ndalim korrupsionin në blerjen e barnave në Ministrinë e Shëndetësisë, të ruajmë xhepin e qytetarëve dhe t’ia kthejmë dinjitetin farmacistëve tanë.