fbpx
Lajme

Walker për raportet me Kurtin e Osmanin: Jam i zhgënjyer, vizitat e tyre në SHBA s’ishin të vlefshme

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, thotë se është i zhgënjyer me kryeministrin Albin Kurti që për më shumë se një vit në krye të ekzekutivit s’e vizitoi Washingtonin.

Walker tha se ka provuar t’i çojë fjalë Kurti e Osmanit për t’u treguar se duhet ta kuptojnë rëndësinë e ShBA-ve.

“Më lejoni ta shpjegoj zhgënjimin tim. Kam qenë i zhgënjyer, për shembull, që qeverisë së tashme iu desh më shumë se një vit që të vijë në Ëashington për një vizitë të çfarëdoshme. Mendoj se marrëdhëniet mes Ëashington-it dhe Prishtinës janë jashtëzakonisht të rëndësishme, por për atë kohë aq të gjatë, qeveritarët shkuan në Berlin, nëpër kryeqytete të Evropës dhe vende tjera, por nuk erdhën në Ëashington. Provova t’i dërgoj fjalë Albin Kurtit, presidentes [Vjosa] Osmani, që me të vërtetë duhet të vinë në Ëashington, dhe ta dëshmojnë se e kuptojnë rëndësinë e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Walker për Albanian Post.

Tutje ai tha se në vizitën 14 ditore të Kurtit në SHBA, s’ishte kontaktuar fare nga i pari i qeverisë.“U zhgënjeva që në rend të parë s’më kontaktuan fare.Nuk e dija që po vinin, deri më kur ikën, dhe u ndjeva që vizitat e tyre nuk ishin shumë të vlefshme”, ka thënë ai.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close