Tre vite më vonë, kapitulli tjetër serb i spastrimit etnik filloi përsëri, kësaj here në një qoshe të Serbisë, të njohur si Kosova, shumica e së cilës banohet nga shqiptarët. Shqiptarët iu përgjigjën luftimeve me luftë, dhe përsëri Aleanca atlantike ishte thirrur që të intervenonte. Por diktatori serb, Sllobodan Milosevic, vazhdoi me mizoritë e tij, pa marrë parasysh kërcënimeve tona. Si komandant supreme i NATO-s në Evropë, unë isha përgjegjës për operacionin aty.
Shkruan për New York Times, Wesley Clark, Komandant Suprem i Forcave Ajrore të NATO-s gjatë luftës në Kosovë.
Me kalimin e viteve, mijëra kadetë të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, duke më përfshirë edhe mua, kanë memorizuar lutjen e kadetëve: “Na bëj neve që ta zgjedhim të drejtën e vështirë në vend se ta zgjedhim gabimin e lehtë” dhe lutja vazhdonte “ dhe kurrë të mos i përmbahemi gjysmë të vërtetës kur mund të triumfojë e vërteta e plotë. Na pajis neve me guxim që lind nga besnikëria e çdo gjëje që është fisnike dhe e vlefshme”.
Lutjet e përshkruajnë vlerën e veprimeve të mira, dhe se si autoriteti moral është burimi më i thellë i fuqisë. Kadetëve i mësohet se vlera e vetme e betimit është që të kërkojë fuqi, që është vetëm justifikim për ta përdorur. Kjo është esenca e “guximit” që përshkruhet në këtë lutje, e që duhet të jetë pjesë e qëllimit të çdo lideri.
Por ne si komb dhe si liderë, nuk e kemi treguar gjithmonë këtë lloj guximi. Dy ngjarjet më të mëdha të karrierës sime e ilustrojnë atë se kur ne kemi vepruar mirë me vlerat e mendjeve tona, dhe kur nuk e kemi bërë këtë gjë.
Më 6 prill, 1994, një aeroplan i cili po mbante Juvenal Habyarimana dhe Cyprien Ntaryamira, presidentët e fisit Hutu të Ruandës dhe Burundit, u godit kur po kalonte në Kigali, kryeqytet i Ruandës. Vrasja e tyre nxiti një kampanjë të spastrimit etnik, pamjet e së cilës do ta shokonin të gjithë botën. Gjatë fillimit të krizës, qeveria amerikane shprehu shqetësimin e saj dhe i bëri thirrje autoriteteve Hutu në Ruandë që ta ndalonin gjenocidin. Uashingtoni iu lut Organizatës së Kombeve të Bashkuara që t’i shtojë trupat paqeruajtëse në Ruandë, dhe ta ndalojë kasaphanën. Por kjo vetëm sa e zgjeroi problemin.
Në atë kohë unë shërbeva si drejtor për planifikime strategjike dhe Politika të Përbashkëta. Si përgjigje të një kërkese të Madeleine Albright, atë kohë ishte ambasadorja e SHBA-së në OKB, stafi im dhe unë e miratuam një plan ushtarak për ta parandaluar gjenocidin në Ruandë. Por ishte e kotë. Një refren i njohur dëgjohej: “A me të vërtetë mendon se kongresi do t’i autorizojë 20.000 trupa dhe 2 miliardë dollarë në zemër të Afrikës?” Gjatë muajve në vijim, stafi im dhe shumë qeveri të tjera diskutonim për gjërat e tmerrshme dhe tmerrin që po ndodhte në Afrikë.
Në momentet e hershme të krizës, SHBA-ja dështoi, edhe pse ishte fuqi e pakontestueshme në botë, dështoi që të merrte një vendim. Dhe si pasojë, rreth 800.000 burra, gra dhe fëmijë ishin vrarë në Ruandë në mënyrë të fshehtë.
Dështimi amerikan ishte thellësisht i pagëlltitshëm. Në vitin 1994, kur lufta e ftohtë kishte mbaruar dhe Bashkimi Sovjetik kishte përfunduar, demokracia ishte kthyer në Panama, Sadam Hussein ishte larguar nga Kuvajti, dhe tani, nën një president të ri, Presidentin Bill Clinton, ne ishim e vetmja superfuqi në botë. Dhe ne nuk e kishim fuqinë që t’i ndalim vrasjet masive në Ruandë? A nuk mund t’i ndalnim vrasjet përmes OKB-së? Madje edhe pa forcat tona të armatosura.
Fakti që vetëm u ndiem keq për gjenocidin në Ruandë, nuk na bëri neve më të mençur. Ne nuk kishim vepruar në bazë të vlerave tona. Por shumë prej nesh u bënë të vendosur që të mos lejohet një gjë e tillë të ndodhë përsëri.
Vitin tjetër, në mes të luftës së Bosnjës, ushtarët serb të Bosnjës, e kishin rrethuar zonën e mbrojtur nga OKBA-ja, që ishte shpallur “zonë e sigurtë” dhe kishin vrarë 8.000 burra dhe djem myslimanë. OKB-ja i bëri thirrje NATO-s për një plan që i përgjigjet kësaj masakre, rivitalizimin e përpjekjeve diplomatike, të udhëhequra nga Richard Holbrooke, si asistent i sekretarit të jashtëm të SHBA-së, dhe t’i ndalojmë luftimet. Shumë shpejtë, serbët sulmuan përsëri civilët boshnjakë, kësaj here me një sulm vdekjeprurës në një qendër tregtare, e cila ishte shumë e frekuentuar. Kësaj, NATO-ja iu përgjigj me fuqinë e saj ajrore.
Tre vite të konfliktit në ish-Jugosllavinë kishin lënë më shumë se 100.000 të vdekur, rreth dy milionë të zhvendosur dhe e kishte kërcënuar paqen dhe stabilitetin në botën që kishte dalë nga Lufta e Ftohtë. Vendosmëria e presidentit Clinton për ta ndaluar luftën, e mbështetur edhe nga forcat ajrore dhe aftësia diplomatike, dërgoi në marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995, që e përfundoi luftën e Bosnjës. Vlerat tona ishin testuar, dhe lidershipi amerikan i dha fund luftës.
“Kur mund ta bësh diferencën, ti duhet ta bësh atë” thoshte z.Clinton. Ne e kishim bërë, por para suksesit të marrëveshjes së Dejtonit, qëndronte dështimi në Ruandë. Unë i kisha parë gërmadhat e qytetit të Mostarit, dhe kisha dëgjuar se si liderët e Bosnjës përshkruanin torturat dhe përdhunimet të popullit të tyre. Ne e dinim se cilat do të ishin pasojat nëse do të dështonim të vepronim.
Tre vite më vonë, kapitulli tjetër serb i spastrimit etnik filloi përsëri, kësaj here në një qoshe të Serbisë, të njohur si Kosova, shumica e së cilës banohet nga shqiptarët. Shqiptarët iu përgjigjën luftimeve me luftë, dhe përsëri Aleanca atlantike ishte thirrur që të intervenonte. Por diktatori serb, Sllobodan Milosevic, vazhdoi me mizoritë e tij, pa marrë parasysh kërcënimeve tona. Si komandant supreme i NATO-s në Evropë, unë isha përgjegjës për operacionin aty.
Afër përfundimit të marsit, 1999, përpjekjet diplomatike të z.Holbrooke kishin dështuar. Bazuar në këshillat që ia dhamë ne, dhe bazuar në gjykimin e tij, sigurisht, presidenti Clinton urdhëroi sulmin ajror me datën 24 mars.
Jo çdo kush në Uashington e pa çështjen e Kosovës si emergjente. Ballkani ishte një problem në distancë, dhe disa politikanë mendonin se çfarë interesa do të kishte Amerika atje. Disa e vlerësuan marrëveshjen e Dejtonit si partizane, dhe jo amerikane, disa thonin se ishte arritje, disa nuk donin të kishin punë me Ballkanin.
Por përmirësimi i koalicionit të NATO-s dhe bashkëpunimi mes qeverive, u mbajt edhe pas kësaj. Pas 11 javëve të sulmeve intensive dhe diskutimeve në tokë – së bashku me një përpjekje ndërkombëtare diplomatike të organizuar nga SHBA-ja, Finlanda dhe Rusia – presidenti Millosheviq u tërhoq. Forcat serbe u larguan nga Kosova, dhe nën vëzhgimin e forcave paqeruajtëse të NATO-s, 1.4 milionë shqiptarë të zhvendosur, u kthyen në shtëpitë e tyre. Sot, Kosova është një shtet i pavarur.
Një grup amerikanësh të cilët e përfunduan luftën dhe vranë disa persona, e bënë këtë për të mirë, për ta demonstruar autoritetin moral. Ne e ushtruam fuqinë tonë në mënyrë efektive.
Kishte pasoja, sigurisht. Aksioni i udhëhequr nga amerikanët në Ballkan, pajisi Kinën dhe Rusinë me arsyetime për intervenime tjera ushtarake të tyre, dhe politikave të tyre shtypëse. Dhe Kosova, pas arritjes ë pavarësisë, ende përballet me armiqësi nga Serbia dhe miqtë e saj. Ndoshta ne do të mund të tregoheshim më largpamës dhe veprat tona të ishin më të efektshme.
Por NATO dhe SHBA-ja e arritën qëllimin e tyre primar: ndalimin e spastrimit etnik. Dhe ne kishim sukses sepse në Ballkan, për dallim nga Ruanda, ne vepruam me “guximin që ka lindur nga besnikëria që është fisnike dhe e vlefshme”. Ky është burimi ynë i vërtetë i fuqisë. /GazetaExpress/