Epilogu

Xhafer Tahiri thotë se epoka e re po fillon, por harron që vëllau i tij akuzohet për marrje ryshfeti

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se koalicioni ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike duhet të ndodhë.

Sipas tij vetëm një datë ka rëndësi, vullneti qytetarë për ndryshim i 6 tetorit 2019, njofton Klan Kosova.

“Jemi në fundin e një epoke 20 vjeçare politike që po merr fund e po fillon një epokë e re politike në Republikën tonë”.

“Atë që e filluam 2 vite më parë në Vushtrri, koalicionin LDK-VV, duhet të ndodh tani në nivel qendror. Vetëm 1 datë ka rëndësi, vullneti qytetarë për ndryshim i 6 tetorit 2019”.

Prej kur Xhafer Tahiri i LDK-së është bërë Kryetar i Vushtrrisë, te ndërtuesit e asaj ane si sekserë kryesorë të tij njihen Salih Tahiri, vëllai i tij, si dhe babai bashkëshortes së tij, Mexhid Përçuku, që të gjithë e quajnë Haxhia.

Por, edhe pse ishin përfolur gjithmonë për afera të mëdha korruptive, një gjë e tillë nuk ishte dëshmuar asnjëherë për Xhafer Tahirin dhe familjarët e tij.

Indeksonline ka siguruar një video ekskluzive, ku shihet qartë vëllai i Xhafer Tahirit të LDK-së, duke negociuar për dhënien e lejeve ndërtimore në Vushtrri dhe duke marr para kesh në duar si ryshfet.

Në dy takime të ndara, sipas kësaj videoje, Salih Tahiri flet për shuma të mëdha parash dhe “kapje të parave” për dhënie të lejeve ndërtimore.

“Biri senet (paret) thuj, nisja punës, … mos të han”, dëgjohet duke thënë ai.

Së bashku me bashkëbiesduesin e tij, që duket se është ndërtues, dëgjohen duke folur edhe rreth një ndërtuesi tjetër për sigurimin e një leje ndërtimore, në këmbim të së cilës i kanë kërkuar veturë dhe banesa.

“Ti e ki shpërblimin tend. Unë sa banesa ja dhanë Salihit a sa Xhafes nuk o problem i jemi. Mu m’intereson qikjo, du kerrin edhe paq”, dëgjohet duke thënë ai.

Madje, ata flasin edhe për dërgimin e inspektorëve ndërtimorë, të cilët i përdorin si mjet shantazhi për ndërtuesit.

“Nuk i kanë shku, veç atë ditë që e ke çu atë, e ke çu ti”, i thotë ai vëllait të Xhafer Tahirit.

“I kapim senet, tani folim. Edhe kap ti, që mundesh me kapë, kap edhe ti…”, vazhdon ai, duke folur me pasë edhe për një tender.

Por, po ashtu, në këtë video përmendet edhe “Haxhia”, baballaku i Xhafer Tahirit, i cili, nga mënyra sesi flet vëllai i Xhafer Tahirit për të, lë të nënkuptohet se po i bën konkurrencë në “vjeljen” e ryshfetit dhe ka nisur t’i ankohet për të edhe Kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahirit

Exit mobile version