Shkruan: Arbana Xharra
Analiza ime për Klan Kosovën sonte!👇🏼Relacionet 🇽🇰 🇺🇸 Pse Kurti dhe Osmani nuk u priten nga zyrtarë të lartë?!
I.
Reagimi ndaj vizitave private dhe mungesës së takimeve serioze të presidentes dhe kryeministrit me personalitetet kyçe të administratës amerikane dhe hemisferës perëndimore vjen nga zhgënjimi dhe frika e kosovarëve të mos jenë më të privilegjuarit e perëndimit si deri tash. Ndihen të lënë në anash në një kohë krizash të rënda që trondisin botën dhe pikërisht atëherë kur perëndimi është bashkuar më shumë se kurrë.
II.
Shumëkush nuk e kupton se pse pikërisht tash kur kemi president Bidenin e lidhur aq ngushtë me Kosovën të ndodhë ky refuzim. Disa thonë ka të bëjë me biografinë e dy liderëve aktual të Kosovë, sidomos me antiamerikanizmin e Kurtit dhe nënshtrimin e Osmanit ndaj patriarkut turk të Anakarasë, tjerë e lidhin refuzimin me mospjesmarrjen e Kosovës në projektet e mëdha amerikane, si ai i gazit, ku edhe Vuçiç u detyrua t’i kthejë shpinën Rusisë dhe t’i bashkohet projektit që u promovua në Greqi, ndërsa edhe shpjegimi vlen të përmendet se: takimeve të tilla u paraprinë organizimi nga një diplomaci e fortë, të cilën Kosovën nuk e ka më, ngase e shpartalloi pushteti që erdhi pa gjetur zëvendësimin.
III.
Fakt është se njerëzit kyç të administratës aktuale amerikane nuk i takojnë me dëshirë kryeministin dhe presidentin kosovar e këtë e bëjnë kur kanë mospërputhje strategjike me ta, të cilat shpresojmë të hekurosen, ngase ftohja me SHBA për Kosovën, veçanërisht në këto çaste do të ishte fatale. Ka diçka që ngec këtu dhe opinioni e qytetarët me të drejtë ndihen të shqetësuar.
IV.
Pushteti duhet ta mendojë mirë raportin e saj me SHBA-të dhe është koha të ndërtojë në diplomaci konform kushteve të reja globale. Duhet të ndrrojnë qasjen dhe të koordinohen më përsërafermi me SHBA-të dhe të mos refuzojnë projekte e nisma të cilat ata i shohin si jetike për Kosovën – deri tash Kosova nuk ka humbur prej tyre.