Epilogu

XHAVIT HALITI AKUZON VV-NË DHE LDK-NË SE PO SHKELIN KUSHTETUTËN: ATA PËR KËTË PAGUHEN

Nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti nuk i ka pëlqyer aspak bojkotimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje nga mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Ai ka fajësuar se LDK dhe VV po shkelin Kushtetutën e Kosovës dhe rregulloren e Kuvendit.

“Siç po e shihni në çdo seancë edhe sot në mbledhjen e kryesisë opozita përkatësisht LDK dhe VV në kundërshtim me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit dhe në përputhje me autorizimin qytetarë nuk po dëshirojnë të kryejnë obligimet e veta si deputetë”, ka deklaruar ai shkruan Insajderi.

Haliti ka thënë se është detyrë e deputetëve që të marrin pjesë dhe t’i dërgojnë proceset përpara.

“Pse po e them këtë, ata dhe secili deputet, secili anëtar i kryesisë dhe shef  i grupit parlamentar është i obliguar t’i kryej detyrat e veta për shkak se për ata paguhet dhe ka marrë besimin e popullit”.

“Sot e panë që nuk ka shumicë absolute për një anëtar të kryesisë mund të prishet kurimin dhe përfaqësuesit e LDK-së e lëshuan mbledhje e më pas nuk pati mundësi për vendim marrje”, ka deklaruar Haliti./Insjaderi.com

Exit mobile version