Zyrtari i lartë i PDK-së, Xhavit Haliti në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend.Haliti shprehet se duhet të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të parë se si do të veprohet më tej.Sa i përket një qeverie që mund të formohet nga LDK-AAK-NISMA, Haliti shprehet skeptik se mund të ketë jetëgjatësi.
“Unë jam skeptik se koalicioni LDK-AAK-NISMA mund të funksionojë gjatë, por ata mund të bëjnë qeverinë e cila mund të funksionojë derisa të krijohen rrethanat që të mos funksionojë. Nëse ky koalicion do të funksionojë është zgjedhje e tyre e nëse ka zgjedhje të tjera prap është zgjedhje e atyre që do të bisedojnë me njëri-tjetrin.”Ai tutje thotë se Gjykata Kushtetuese duhet ta jap verdiktin e saj në mënyrë të pavarur, pa frikë dhe e pa ndikuar nga askush.
“Po shpresoj që Gjykata Kushtetuese ta japë verdiktin e saj të pavarur dhe jo të ndikuar dhe pa frikë nga askush ashtu siç ka dhënë verdikte të tjera dhe pastaj shohim. Mendoj se Gjykata Kushtetuese do ta merr vendimin në përputhje me atë që kanë vendosur grupet parlamentare të shumicës absolute”.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës pritet të vendosë me 29 Maj rreth dekretit të presidentit Thaçi në lidhje me mandatimin e Avdullah Hotit nga LDK-ja si kandidat për Kryeministër.Shumica e partive parlamentare në vend janë shprehur pro formimit të qeverisë re me përjashtim të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.Kjo e fundit që aktualisht kryeson qeverinë në detyrë ka deklaruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje sapo të kalojë situata me Pandeminë Covid 19.Edhe Partia Demokratike e Kosovës megjithëse në mbledhjen e krerëve të partive thirrur nga Presidenti Thaçi u deklaruar pro qeverisë së re disa ditë vonë u deklaruan se vendi duhet të shkojë në zgjedhje raporton Gazeta Blic.