Xhavit Haliti: Një qytetar rrugës më ka thënë a ma jep 1 milion
Xhavit Haliti në Rubikon te Adriatik Kelmendi vite më parë kishte thënë se secili sot i ka dy apo tre milionë euro pasuri.
Ai iu kishte drejtuar edhe Kelmendit se edhe ai i ka po aq milionë euro kapital, mirëpo Kelmendi kishte thënë se jo nuk i ka.
Haliti sonte është pyetur për këtë deklaratë, me ç’rast ka mohuar të ketë thënë një gjë të tillë, ndërsa ka shtuar se kanë bërë fushatë kundër tij.
Haliti ka thënë se nuk i ka 2-3 milionë.
“Sa kam, i kam të paraqitura në Agjencinë Kundër Korrupsion. Nuk i kam 2-3 milionë, dikush ka shtëpi që ia ka lënë baba, gjyshi, dhe secili ka të drejtë ta vlerësoj pronën e vet sa të dëshiron”, ka thënë Haliti në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.
“Ka filluar para fushatës dhe është bërë që të shpërndahet sa më shumë, ka ndodhë psh tu e ecë rrugës, më kanë thënë a ma jep një (një milion)”, ka thënë ai. /Reporteri.net/.