Epilogu

Xhelal Svecla: Hoti ka zhbërë kufirin me Serbinë

Shefi i GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në një konferencë për media ka thënë se me pranimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes në Washington kryeministri Avdullah Hoti ka zhbërë kufirin me Serbinë.

“Kemi të bëjmë me një njeri që nga pozicioni i kryeministrit nuk e njeh kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Serbisë, duke e shkelur Kushtetutën”, ka thënë Selimi.

Ai thotë se Kosova ka tre lloj kufijsh.

“Ato me shtetet që e njohin Kosovën. Kategoria e dytë janë kufijtë apo pikat kufitare që ndahen mes Kosovës dhe Serbisë dhe e treta është tash kufiri i veçantë ajo në Merdare që i referohen si pikë e përbashkët. Pranimi i zhbërjes se kufirit është shkelje e rëndë e Kushtetutës. Duke pranuar dhe nënshkruar këtë dokument Hoti e ka zhbërë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Selimi.

Kurse Xhelal Sveçla ka thënë se një ndër pikat që është përmend është edhe zotimi për hapjen dhe funksionalizimit të pikës kufitare apo siç e kanë quajtur pikëkalimin e përbashkët.

“Unë si ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë Kurti jam takuar disa herë me zyrtarë të BE-së dhe qysh në takimin e parë është pranuar që pala serbe nuk ka pas as një pikë vullneti që të shtyjë përpara marrëveshjen (për pikat kufitare më 2011). Ne si LVV insistojmë që të rishikohen të gjitha marrëveshjet e deritanishme dhe të gjitha ato pika ku nuk janë implementuar ato që përfitojmë sado pak të implementohen dhe të shikohen ato pika ku ne kemi humb sovranitet”, ka thënë ai.

Në këtë konferencë Selimi ka folur edhe sa i përket mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti.

“Pozicionimi i tanishëm nuk e bën LVV që t’i ketë të gjithë numrat për mocionin dhe duhet një listë e deputetëve për ta çuar përpara. PDK-ja do të duhej që nënshkrimet e tyre t’i bashkëngjitnin me nënshkrimet e tona. Jemi aq serioz sa që presim angazhimin e të gjithë deputetëve për ta nënshkruar mocionin e për të shkuar përpara”, ka thënë Selimi.

Më pas Sveçla e Selimi kanë folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për të cilin thonë se është e paimplementueshme.

“Jo vetëm që është kundër ushtetuese por edhe e paimplementueshme. Të gjithë populli e dinë që kjo marrëveshje është e dëmshme. Ne do ta mbrojmë vendimin e gjykatës kushtetues nga kushdo”, ka thënë Sveçla.

Kurse Selimi për Asociacionin ka thënë se marrëveshjet që janë shpallur kundërkushtetuese as që do të duhej të hapeshin si tema diskutimi.

Exit mobile version