Lajme
“Xhelal Sveçla i cili kishte dezertuar në luftë, tani ju flet FIT-it për sakrificat që duhet bërë”
Shkruan: Lirim Mehmetaj
Xhelal Svecla paska shkruar ne Facebook se “sakrifica asnjehere nuk mund te jete pikenisje per nje shperblim”.
Eshte e vertete. Po i flet nderdija.
Ketu te ne sakrifica nuk shperblehet. Shperblehet dezertori si puna jote qe nga ikja ne lufte perfundon si minister.
Me poshte e keni nje citat te ish komandantit te Svecles, Skender Tahiri.
“Unë zotin Sveçla e kam takuar gjatë luftës, ai ka qëndruar në zonën tonë vetëm 10 ditë. Ne jemi takuar rastësisht. Por gjatë periudhës e di që ai ka dezertuar dhe ka shkuar diku tjetër. Ai mund ta ketë hequr uniformën e t’i jetë bashkuar refugjatëve. Ka ushtarë që kanë pasur frikë dhe e kanë hequr uniformën i janë bashkuar refugjatëve”.