Ish-komandanti i zonës së Prizrenit, Zafir Berisha ishte njëri ndër luftëtarët e parë që mori pjesë në aksionet e para të armatosura ndaj forcave serbe.
Në “Dhoma e Rrëfimit”, Berisha ka rrëfyer momentin kur më 23 korrik të vitit 1993 sulmoi stacionin policor serb në qendër të qytetit të Prizrenit.
“Për herë të parë kam sulmuar stacionin policor serb në qendër të qytetit të Prizrenit si hap konkret pas fjalëve e parullave sepse ishim të bindur se Serbia nuk largohet me fjalë e as me konferenca shtypi dhe duhet ndërmarrë diçka. Ky aksion radhitet ndër aksionet e para”, ka thënë Berisha.
Ai ka theksuar se nuk e kishte menduar që do të mbijetonte pas këtij aksioni.
“Nuk kam mendu me shpëtu, kam qenë me 20 fishekë e pesë bomba afër stacionit të policisë, nuk kam mendu me dal i gjallë unë shkova me u vra. Mbi një orë kam qëndru në pozicion karshi stacionit të policisë. Kam arritur të ikë pas ndjekjes së gjitha forcave të sigurisë së Serbisë pasi kam qenë i përgatitur”./insajderi/