fbpx
Lajme

Zahir Pajaziti e Sokol Bashota ishin miq, por përpos nofkës nuk ia treguan emrin njëri – tjetrit

Pjesë nga rrëfimi i Bedri Islamit – ish kryetar i LPK-së

Fragment nga një intervistë

– Ka pas takime ato ditë mes Zahirit / “Ismeti”, Naitit / “Abazi”, Sokolit / “Mustafa”, Burimit / “Dervishi”(Murmullahu) dhe mendoj, edhe të ndonjë tjetri. Prania ime në ato takime ka qenë e ndaluar. Bile, kur po pritej të takoheshin të gjithë së bashku, Sokoli e Burimi e kanë lanë Naitin me pritë jashtë, deri sa unë të largohesha nga banesa (baza) e Zahirit.

Nga bisedat që zhvilloja ato ditë me Zahirin, kuptova se gjërat po shkonin duke u tensionuar. Shpesh më ka kërkuar Zahiri t’i tregoj identitetin e “Mustafës”(Sokol Bashotës). Sokoli i kishte thënë Zahirit se ishte nga rrethina e Pejës. Zahiri, që njihej me mua dhe që e dinte se isha nga ato anë, më pyet se a është vërtet “Mustafa”nga ato rrethina.

Pata thënë se konspiracionin e kemi pas idealizuar, dhe, të them të drejtën, sa herë ka dashur të dijë Zahiri se, kush është e nga është “Mustafa”, edhe sot çuditem se si ngurroja t’i tregoja, sepse kështu ishin rregullat e më dukej sikur po bëja mëkat ndaj “Mustafës”.

E vetmja gjë që i pata thënë një herë Zahirit ka qenë kjo, se “Mustafa”vetëm nga Peja e nga rrethi i Pejës nuk është. E pashë se tundi kokën, dhe nuk folëm më tej. Zahiri nuk e dinte se ku rrinte me qira, si student, “Mustafa”. Ndërsa “Mustafa”e dinte dhe e vizitonte shpesh banesën e Zahirit, që gjithashtu ishte me qira

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close