Zbulohet arsyeja pse Serbia kreu krimin i njohur si rasti “Panda”
Ramë Buja, asokohe në anëtar i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, thotë se edhe pse ishin në luftë, rregullat ishin të qarta ndaj popullsisë civile.
“Kemi konstatu se kjo është vepër e tyre me qëllim që të arsyetohet ajo që u bë në atë kohë me krimet e masakrat dhe ajo që do të bëhej më pas. Dhe vite më vonë doli vetë presidenti serb e pranoi se ka qenë e tyre. Nuk mund të ishte ndryshe. Ne kemi pasur urdhrat tona që të mos preket për asnjë rast dhe për asnjë arsye asnjë civil”, thotë Buja.
Ramë Buja rendit disa arsye se përse është e domosdoshme që mbi këtë ngjarje të hidhet dritë sa më shpejt.
“Duhet të zbardhet, së pari për ata që e kanë bërë në Serbi dhe pastaj për ne këtu. Zbardhi atë që ka ndodhur nga ushtria serbe dhe na lehtësoi ne që ishim udhëheqës të UÇK dhe që na u atribuua, na u mvesh ne, por edhe kjo ishte tepër vonë”, përfundon ai.