Gazetari Deutche Welle Srećko Matić ka publikuar një pjesë të dokumentit me propozime mbi bazën e të cilave duhet të formohet një koalicion parlamentar në Gjermani, transmeton Indeksonline.
Sipas Matic, theksohet se perspektiva e Ballkani do të jetë në Bashkimin Evropian, por gjithashtu thuhet se aftësia e pranimit dhe qasjes së integrimit të vendeve që ende nuk janë integruar, është më e rëndësishme se koha kur do të integrohen ato.
“Ne konfirmojmë perspektivat e pranimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo nënkupton aftësinë për të pranuar dhe mundësisë që kjo të ndodhë sa më shpejt”, thuhet në propozimin e partive që do të udhëheqin koalicionin qeverisë të Gjermanisë.