Epilogu

Zbulohet lokacioni i arit në vlerë 30 milionë euro?

Cari Nikolaj Romanov, mbretëresha Aleksandra dhe pesë fëmijët e tyre janë vrarë në natën ndërmjet datës 16 dhe 17 korrik 1918.

Por, tregimi për Romanovët  vazhdon të mbetet ndër më intrigueset në historinë ruse.

Gjahtarët e arit të carit Romanov, për të cilin thuhet se është shumë i madh, kanë nisur kërkimet që njëqind vjet, por deri tash nuk është gjetur asgjë.

Këtyre ditëve janë publikuar dokumente nga arkiva e KGB-së, të cilat ofrojnë deri më tash lokacionin më preciz të mundshëm për arin e fshehur të dinastisë sunduese ruse Romanov.

Thuhet se bëhet fjalë për ari në vlerë prej 30 milionë euro. Në dokumente shkruhet se ari është fshehur në hekurudhën trans-siberiane, 3.544 kilometra në lindje të Moskës.  Askush në këtë vend nuk do të gjejë shenjën ‘x’, por nëse ka kohë, durim dhe para, aventura mund t’i shpaguhet.

Nuk ka dyshim se agjentët e KGB-së gjatë sundimit sovjetik të kenë bërë gjurmime, por nuk ka informacione për një gjueti të suksesshme.

Dokumentet zbulojnë rrëfimin e Karl Purok, i cili ka pranuar se me një mik ka fshehur arin në thellësi 2,5 metra, 4.5 kilometra larg qytetit Tajga, në perëndim të Siberisë.

“Vagonët ishin të mbushur me ar dhe e shpëtuam nga Armata e Kuqe në tetor të vitit 1919”, tha Purok.  Kjo ishte vetëm një pjesë e thesarit të Romanov, pasi kurorat që u takonin vajzave të vrara të carit Nikolaj po ashtu nuk janë gjetur, dhe as diamantet dhe gurët e tjerë të çmuar me vlerë të panjohur.

Ndërkohë po gjurmohet edhe për arin, të cilin cari personalisht ua kishte dorëzuar banorëve të Omsk dhe Tobolsk.

Në këto arka gjenden edhe shpata të zbukuruara me diamante, të cilat i përkisnin carit Nikolai dhe mbretëreshës Alexandra.

Exit mobile version