Epilogu

Zeka: 52 orë përgjime për skandalet e Speciales, gazetarët amerikanë po i trajtojnë këto materiale

Gazetari Milaim Zeka ka vazhduar të flas dhe ta ngris zërin për skandalet e shumta që janë duke e përcjellur Gjykatën Speciale. Ai në emisionin Politiko të Kanal10 ka treguar edhe hollësi të tjera se këto skandale janë duke u trajtuar edhe nga mediumet më prestigjioze botërore si New York Times e Washington POST.

Edhe me ndërkombëtarët edhe me të tjerët unë i kam folë, sepse ka incizime, ekzistojnë 52 orë audo-incizime dhe video-incizime, t’u i trajnu dëshmitarët, t’u i mësu dëshmitarët se çka me folë“, ka theksuar Milaim Zeka.

Pas kësaj moderatori Kushtrim Sadiku ka pyetur “në këto materiale kanë rënë mediumet ndërkombëtare?”

Milaim Zeka më tutje ka sqaruar se “normal që kanë ra. Unë nuk e takova Grenellin, ai erdhi e më takoj. Ai erdhi prej Amerikës me më taku dhe tekstualisht. Kemi diskutuar një çështje hala më të rëndë se kjo. Kemi diskutuar çështjen e Jack Smith-it, e kryeprokurorit dhe e thotë në Twitter, se s’u ba fare lajm kjo në Kosovë, se mediumet në Kosovë e kanë Xhulin me Stresin, ka thanë tekstualisht që kur i kam dëgjuar audo-incizimet unë jam shoku. Ka qenë prezent edhe djali i shokut tim që jeton në Londër, se unë foli me referenca, ka qenë prezent djali i Osman Krasniqit, unë, Grenelli dhe ai jemi takuar në një hotel në Tiranë dhe kemi biseduar një orë dhe ma ka ba një lutje, “të lutem, të lutem urgjentisht me këto materiale që i ki bëje një dokumentar në gjuhën angleze, kemi folë me gazetarë të New York Times-it me të gjithë gazetarët, atje është top-lajm”

https://www.youtube.com/watch?v=8vDjPDZfVH8 VIDEO

Exit mobile version