Epilogu

Zeka: Albulena Haxhiu e bëri drejtor ish udhëheqësin e stacionit të milicisë serbe

Shkruan: Milaim Zeka

Uzurpatorit te Pronës Publike i besohet pozita e drejtorit te Përgjithshëm për Administrimin e Pasurive te Konfiskuara dhe te Sekuestruara

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu me vendimin ka meruar si zv. Drejtor te Përgjithshëm z. Enver Krasniqi i cili ishte udhëheqës i stacionit te milicisë ne Kline ne vitet e 90-ta për te cilin flitet qe ka malltretuar shqiptar se bashku me babain e tije po ashtu milic, emrin e tije e gjeni ne artikullin e botuar me date 18.10.2021 ne gazetën Kosova e Lire, dhe ne çdo liste me emra te bashkëpunëtorëve serb. I njëjti është uzurpator i parcelës me nr.P-71914059-01794-38 ne Pronësi te Komunës se Prishtinës, ne lagjen e Spitalit ne te cilën e ka te ndërtuar shtëpinë ku edhe jeton. I njëjti ishte Suspenduar sepse dyshohej për vjedhje ne depon qendrore te agjencisë dhe për këtë raste ka vendim gjyqësor.

Ky zhvatës i shtetit pas luftës ishte i angazhuar ne organizatën famë keqe te quajtur Sigurimi i Atdheut ku ishte aktiv për te penguar vlerat e shtetit tone dhe nga te nijetit ishte shpërblyer me pozitën e zv. Drejtoritë te Përgjithshëm te Agjencisë për Administrimin e Pasurive te Sekuestruara ose te Konfiskuara ne vitin 2010.

Pasi qe merohet ne pozitën udhëheqëse ne Agjenci ne Ministrin e drejtësisë si vartës te tije ne pozitën e drejtorit te Departamentit cakton një zyrtar z Alban Sutaj i cili njihet se familjarisht janë zhvatës te institucioneve shtetërore te cilët janë te përfshirë ne Aferën e Postes se Kosovës, te cilin munde te gjeni ne artikujt e gazetës Koha Ditore.

Bashkangjitur gjeni Faktet: vendimin e Ministres për emërimin e z Krasniqi, Vendimin e Z. Krasniqi për emërimin e z. Sutaj, Artikullin e gazetës Kosova e Lire, Artikullin e gazetës Koha Ditore, ortofotot e pronës se uzurpuar, dhe me një kërkim dhe verifikim mundë te gjeni pa fund argumente te tjera.

Pyetja është a po ckapen institucionet e Kosovës a po vazhdon avazi i vjetër?

Exit mobile version