Deputeti Milaim Zeka ka thënë se disa herë ka qenë në rrezik për shkak të përfoljes së emrit të tij në disa raste.
Zeka ka thënë se për të është thënë se ai ka vrarë Ahmet Krasniqin dhe se kam qenë i përfshirë në rastin Kiqina.
Zeka ka thënë se Gjykata Speciale i di vrasësit e Ahmet Krasniqit, Enver Malokun, Xhemajl Mustafa e shumë të tjerë.
“Të gjithë janë tallur me Gjykatën Speciale kur thosha se Daut Haradinaj e Ramush Haradinaj do të ftohen nga Gjykata Speciale. Edhe Fatmir Limaj është tallur me këtë Gjykatë kur i kam thënë që do të ftohet. E me Jakup Krasniqin kemi kaluar deri në armiqësi, sepse unë kam thënë se dy femra të burgosura kanë deklaruar para hetuesisë se Jakup Krasniqi ua ka prerë buzët me gërshërë. Natyrisht që unë nuk i kam besuar kësaj”, ka thënë Zeka në Debat Plus në Rtv Dukagjini.