fbpx
Lajme

EKSKLUZIVE: Super hetimi i vitit 2004, s’ka prova për heqje organesh në “Shtëpinë e Verdhë”

Materia kimike e quajtur “luminal” ishte përdorur pasi ishin kryer të gjitha ekzaminimet tjera. Kjo materie ishte përdorur me qëllim të detektimit të zonave të mundshme me gjak që syri i njeriut nuk mund t’i hetojë.

Luminali është një kimikat jashtëzakonisht i ndjeshëm për detektime të sasive të imëta të gjakut. Ai shpërndahet në zona të dyshuara për gjakderdhje dhe reagon me aktivitet peradoksidazë të hemoglobinës (një përbërës i madh i gjakut v.j.).

Raporti, që mbanë nënshkrimin e Jose-Pablo Baraybar, drejtues i hetimeve, thotë se familja u ka dhënë qasje të lirë në të gjitha dhomat, dhe u është lejuar t’i kryejnë ekzaminimet pa ndonjë kufizim.

“Në secilën prej dhomave është kërkuar për dëshmi të gjakut, por rezultatet ishin negative. Dy njolla të dyshimta ngjyrë kafe kah e kuqja janë testuar dhe kanë dalë me rezultate negative. Pas ekzaminimit të tërë shtëpisë, vendosëm të përdornim “luminën” kemikale për të kontrolluar për gjurmë gjaku, të cilat nuk do të mund të shiheshin nga syri i njeriut”, thuhet në këtë raport.

Hetimet jashtë shtëpisë

Hetuesit kishin kërkuar edhe jashtë shtëpisë. Në zonat përreth saj, afërsisht 15 metra larg shtëpisë, ishin bërë kërkime. Në atë pjesë ishin gjetur shiringa, tasa plastikë e disa mjete materiale tjera mjekësore.

“Ne filluam shpërndarjen e luminës prej anës veriperëndimore të dhomës drejt anës jugore të saj. Kishte shumë fusha në këtë anë dhe në ballë të stufës që menjëherë treguan një reaksion pozitiv (reaksioni i përshkruar që rrezaton ngjyrë të kuqe dhe vjollcë v.j.) ndaj gjurmëve të gjakut. Janë bërë përpjekje të fotografohej ky reaksion mbi dysheme”, thuhet në raport.

“Kishte më shumë reaksione përballë dhe në anën e djathtë të oxhakut me njërën anë të fushës së reaksionit që dukej se ishte në një kënd të drejtë që do të jepte shenja se mund të kenë qenë nga një shenjë drejtkëndore që mbulonte këtë anë para se të shfaqeshin njollat/reaksionet për gjak në dysheme. Në këtë kohë mund të përcaktohet se në çfarë po reagonte lumina. Megjithatë duket të jetë e qëndrueshme me atë se si do të shfaqeshin gjurmët e gjakut. Prapa divanit në vende të shpërndara kishim po ashtu reaksione të ngjashme”, thuhet në këtë raport.

Hetime për këto dyshime janë bërë edhe nga hetuesit evropianë të EULEX-it në vitin 2009. Këto hetime janë shtrirë në shumë pjesë të Shqipërisë, që nga Durrësi deri në fshatin Cahan në veri të Shqipërisë. Hetuesit evropianë kanë arritur të gjejnë prova vepër për dy baza të UÇK-së në Kukës dhe Cahan se aty janë kryer krime lufte të mbajtjes së të burgosurve në kushte çnjerëzore, shqiptarë e romë, por jo edhe serbë. Si rezultat i kësaj, policia e EULEX-it ka arrestuar dy ish-komandantë, Sabit Gecin dhe Riza Alijajn ndërsa ka shpallur person në kërkim Xhemshit Krasniqin.

Zyrtari i OKB-së, peruani Jose-Pablo Baraybar, i cili ka udhëhequr shumë kërkime në Kosovë, është paditur nga familjarë të viktimave në Kosovës për eksperimentimin pa autorizim të mbetjeve mortore të 400 viktimave të luftës.

Kallëzimi penal ndaj tij është ngritur në vitin 2006 por UNMIK-u nuk jep asnjë detaj për këtë as sot. Oliver Salgado, zëdhënës i UNMIK-ut, ka thënë të hënën se UNMIK-u ka bërë një hetim të brendshëm për këtë çështje dhe ka shtuar se është rregull i përgjithshëm për të mos i komentuar këto hetime.

Në vitin 2003, në kuadër të UNMIK-ut ishte hapur një zyrë për të zhdukurit dhe kryesues i saj ishte Jose Pabllo Baraybar. Ky zyrtar akuzohet nga familjarët e viktimave që pas ekspertizave ka marrë pa leje të familjarëve 400 mostra klavikulash.

Familjarët kërkojnë të përballen para drejtësisë me ish-kryesuesin e zyrës për të zhdukur në kuadër të UNMIK-ut Jose Pablo Baraybar, emri i të cilit po përflitet shumë këto ditë, në lidhje me hetimet e bëra në territorin e Shqipërisë mbi dyshimet për trafikim organesh, hetime në të cilat ai ka dëshmuar se ka qenë i ndihmuar edhe nga ish-përkthyesi Lulëzim Basha, këshilltar juridik i Tribunalit të Hagës, aktualisht ministër i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë.

Por Basha ka mohuar të ketë qenë atje ndonjëherë në cilësinë e përkthyesit për UNMIK-un. Në këtë mision hetimi ka dalë një tjetër shqiptar i cili thotë se ka qenë në cilësinë e përkthyesit. Arben Grubi, udhëheqës i lëvizjes qytetare nga Shkupi, “Zgjohu”, ka pohuar se ka punuar për Tribunalin e Hagës gjatë hetimeve të kryera në Burrel, transmeton koha.net.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close