Zeka: Me një nënshkrim të Donika Gërvallës avullohen 1.1 milion euro
Gazetari Milaim Zeka ka shkruar në profilin e tij në facebook se; Merrne me mend, me nje nenshkrim te Donika Gervalles, avullohen 1.1 milion euro.A e dini se ku eshte skandali i te gjitha skandaleve: Caritasi po thote se dikush ka keqeperdor emrin e kesaj Organizate.
Dje në një konferencë për media, Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, dhe ministrin Fikrim Damka, se përmes një marrëveshje të lidhur me “Caritas”, kanë keqpërdorur 1.1 milion euro.
Ministria e Zhvillimit Rajonal që drejtohet nga ministri Fikrim Damka dhe vetë Gërvalla kanë reaguar pas denoncimit të PDK-së, duke mohuar akuzat.
Ndërkohë sot ka reaguar organizata Caritas Kosova me seli qendrore në Ferizaj, duke u distancuar nga një zhvillim i tillë dhe duke sqaruar se Caritas Kosova s’ka të bëjë fare me një gjë të tillë.
Nga kjo organizatë kanë thënë se janë organizata e vetme që njihet nga Kisha Katolike si organizatë humanitare dhe që ka legjitimitetin për të vepruar me këtë emër, dhe theksojnë se funksionimi i organizatave të tjera me të njëjtin emër në Kosovë është shkelje flagrante në reputacionin dhe emrin e Caritas Kosova.