Zeka: Me pas Donika të njëjtën urrejtje ndaj Beogradit sikurse për UÇK, i kish zbulu vrasësit e babait të saj
Gazetari Milaim Zeka, ka reaguar ashpër ndaj kryediplomates Donika Gërvalla, por edhe ndaj Presidentes Vjosa Osmani për reagimin e saj ndaj kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama.
Ja shkrimi i plotë i gazetarit;
Duhet me falenderu publikisht Doniken per kete urrejtje patologjike qe ka ndaje UÇK-se. Akoma me zi mendon Vjosa me Albinin, po kur e kane mashen Donike, pse me i preke gacat me dore. Me pas Donika te njejten urrejtje per Beogradin sikurse për UÇK-ne, kahere i kishte zbulu vrasesit e babait!
Vjosa Osmani eshte e stermbushur me urrejtjePresidenteja jone, per fat te keq, nuk posedon asnje grimce dashurie. Ajo din vetem me urrejte. Kete e vertetojne te gjithe ata qe kane punuar me te.Shikone se çfare lojerash bene me fotografite e Edi Rames. Ajo i prene ato, sukurse dikur Enver Hoxha qe pastronte fotot me Mehmet Shehun. As Sali Berisha nuk e urren Edi Ramen ne permasat e Vjosa Osmanit. Krejte kjo vetem per hatrin e Albin Kurtit. Hiq nuk e din pse, veq hajte babe. Nuk e din se Edi eshte kryeminister i nje vendi, qe historikisht, duke perjashtuar ata me gjak serborus, e kemi konsideruar se nene te dyfisht: si per nga ama kombetare, ashtu edhe ajo sociale.Ne krejte kete loje turpi, vetem ne humbim, jo Edi Rama. Po kujte po ja ndjene se: Albinit, Vjoses?!