Epilogu

Zeka: Në odën e Sami Lushtakut, Adem Jashari i nxjerri shokët jashtë dhe mi dha 500 marka për fejesë

Elmi Zeka është rrëfyer ekskluzivisht për emisionin “Frontal” në T7 për sulmin e parë ndaj familjes Jashari në Prekaz para 30 vitesh. Ai përpos sulmit tregoi edhe disa ngjarje interesante të cilat kishin ndodhur atë kohë. Ai tregoi se si komandanti legjendar Adem Jashari ia ka dhënë 500 marka për fejesë.

Ai tregoi se paraprakisht Adem Jashari e kishte ditur për gjendjen e rëndë financiare sepse ishte mysafir edhe në shtëpinë e Elmi Zekës dhe i kishte shikuar kushtet e vështira.

Ai duke u rrëfyer tregoi se “Në një ndejë në odën e Sami Lushtakut, te paret, Ademi i nxjerri shokët prej Odës se thotë tash edhe këtij i vjen vështirë kur janë të gjithë, thotë Elmi ne me këta shokët e kemi ba llaf edhe kemi bisedu dhe ne e dijmë qe ti je feju edhe e ki gjendjen e vështirë edhe i ka nxjerr 500 marka edhe mi ka dhanë në dorë”.

Ai poashtu tregoi edhe për sulmin e parë ndaj Jasharajve.

“Unë jam nisur drejt Prekazit, ashtu siç kam qenë vet me duarthatë. Ka pas shumë pak njerëz në Skenderaj. Ishte ditë e hënë, shumë e acartë, temperaturat ishin diku minus 10 ose 12. Kur kam marrë drejtimin e Prekazit kam parë forca të shumta të policisë dhe jam kthyer prapa e kam marrë një taksi dhe i thashë qomë ku unë të them. I thash mem qu deri në Polac. Atje ishin dy aktivistë që sapo ishin lëshuar nga burgu, Gani Koci dhe gjithashtu Sejdi Koci”, ka thënë ai.

E për t’i dal në ndihmë familjes Jashari, Zeka tha se ka kërkuar edhe ndihmë. Ai pohoi se atëherë nuk e ka njohur familjen Jashari për shkak se ishte në burg.

“Taksi më la aty. Familjarët e Gani Kocit më thanë që ai ka shkuar në Prekaz dhe mua mu desh të kthehem sërish. Shkova i pashë disa gra që dolën nga lagja e Jasharajve i pyeta se a keni vend ku të shkoni dhe të strehoheni dhe se kush çfarë po ju bën. Unë nuk i njihja familjen Jashari sepse sapo isha lëshuar nga burgu. Ato gratë kanë thënë kemi familjarë në Skenderaj por rrethimi është bërë në shtëpinë e axhës Shaban. Vetëm kjo fjalë mu ka kujtu”, ka thënë ai.

Zeka foli edhe për takimin me Gani Gecin atë ditë. Ai deklaroi se Geci ishte i armatosur dhe se bashkë me të dhe Sejdi Kocin janë munduar që të bëjnë zgjidhje për t’i dalë në ndihmë familjes Jashari.

“U ktheva në Polac dje i takova dy persona. Sejdi Kocin që ishte sekretar i LDK-së dhe Gani Gecin. Ganiu ka qenë i armatosur, e ka pasur një pushkë në dorë. Ishte një familje që luftonin kundër forcave serbe dhe se rrethimi ishte shumë i madh. Unë propozova që të bllokohet rruga por Sejdiu më tha se nuk bënë sepse fillon sulmi edhe në fshatrat e tjera”, deklaroi ai në “Frontal”.

Ai foli edhe për shkuarjen në Prekaz për të parë se si është situata me persona të tjerë.

“Për Prekaz jemi nisur unë, Jakup Krasniqi, Ramiz Lladrovci dhe Izet Bekolli. Ramizi e njihte Adem Jasharin. Ne nga rrugët dytësore do të shkonim me e pa situatën si është. Shokët që mbetën këtu me i mobilizu popullatën. Ne u nisëm për Prekaz nga ana e Qirezit dhe kemi shkuar në drejtim të malit ku është bunkeri që e ka pasur Adem Jashari si mburojë”, tha ai.

Ata më pas kishin dal nga rrethimi dhe ishin strehuar në odën e Gani Kocit. Zeka kujton se atje ishin të paktën 50 persona.

“Këta kishin dalë jashtë rrethimit dhe i shihnim personat e familjes që i kishin qit në oborr. Forcat serbe i kishin qit në oborr kur e kishin bërë kontrollimin. Vie Fehmi Koci dhe na njoftoi se njerëzit kanë dal nga rrethimi. Ai na tha se ata janë të ne se janë në shtëpinë e Gani Kocit. Kemi shkuar në odën e  Gani Kocit dhe kur kemi shkuar atje kanë qenë të paktën mbi 50 persona në odë. Mund t’i identifikojë tre prej tyre për momentin. Ishte Rifat Jashari, Adem Jashari, Hamza, Ilaz Kodra, Sahit Jashari, Fadil Kodra, Musa Jashari, Jakup Nura dhe aktivistët që vazhdimisht vinin”, ka thënë ai. /Express/

Exit mobile version