Gazetari Milaim Zeka në një intervistë për Gazetën Blic ka folur rreth rastit të Kumanovës. Ai ka treguar se në rast se publikohen përgjimet atëherë do të mund të zbardhej ky rast.
“nëse dalin përgjimet të cilat ekzistojnë, përgjimet telefonike, dhe në këto përgjime jam edhe unë, është numri im i telefonit dhe një portal në Maqedoni e ka nxjerr numrin tim te telefonit që kam biseduar me Ali Ahmetin, por kam biseduar edhe me njerëz të nivelit të lartë të Maqedonisë, atëherë në bazë të përgjimeve do të mund të zbardhej e vërteta”, shtoi Milaim Zeka.
“Parlamenti i Kosovës, i Maqedonisë dhe ai i Shqipërisë duhet të krijojnë grupe parlamentare që merren me rastin e Kumanovës dhe unë kisha dëshiruar shumë që Kryeministri ynë Albin Kurti do të duhej para shumë muajve që bashkë me Zaevin ta bëjnë një rihetim dhe të shihet e vërteta”, deklaroi më tutje Milaim Zeka.
https://www.youtube.com/watch?v=TjgN2L_TQkw VIDEO